E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori i Muzeut të Arteve ga Berna, Matthias Frehner, e ka bërë publik të premten, në konferencën vjetore për shtyp, njoftimin për dhuratën. Ai ka thënë se lajmin e mirë muzeut ia ka sjellë një avokat.
Një i panjohur i fal muzeut 750 mijë franga
- Muzeu i Arteve në Bernë me arsye i është gëzuar vitit 2012. Vitin e kaluar atij i kanë "pikur nga qielli" plot 750 mijë franga. Ato i ka dhuruar një artdashës i cili nuk ka dashur të identifikohet.

Kjo dhuratë muzeut në fjalë ia shton mundësitë për të pasuruar fondin e tij të veprave artistike, transmeton Albinfo.Me paratë e ardhura papritur, muzeu do të blejë krijime të artit klasik dhe modern.

Drejtori i Muzeut të Arteve ga Berna, Matthias Frehner, e ka bërë publik të premten, në konferencën vjetore për shtyp, njoftimin për dhuratën. Ai ka thënë se lajmin e mirë muzeut ia ka sjellë një avokat.

Gjatë vitit të kaluar Muzeun e Arteve të Bernës e kanë vizituar 77.725 veta. Kjo është shifër e krahasueshme me atë të vitit 2009 dhe 2010 por është shumë më e ulët se 170.000 sa ishte në vitin 2010.

Publikuar: 20.01.2013 | 10:46
Lexuar: 1209 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime