E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Punimi i magjistraturës është ndarë në pesë kapituj, ndërsa brendia e tyre është ndarë në tituj dhe nëntituj, përmes të cilëve shqyrtohet thelbi i këtij punimi dhe problematika e tij.
Asistentja e USHT-së Ganimete Bexheti e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës









Ganimete Bexheti, asistente në Fakultetin juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ditë më parë e mbrojti publikisht punimin e magjistraturës, me titull: “E drejta e gjykimit të drejtë dhe në afat të arsyeshëm në lëmin civil”

Komisioni përkatës për mbrojtjen e magjistraturës, në përbërje: Prof.dr.Osman Kadriu-mentor, Doc.dr Ferat Polisi-anëtar dhe Prof.dr.Mersim Maksuti-kryetar i komisionit, vlerësoi se struktura e këtij punimi është ndërtuar mbi bazën e analizave dhe studimit të bibliografisë burimore për problematikën në fjalë.

Punimi i magjistraturës është ndarë në pesë kapituj, ndërsa brendia e tyre është ndarë në tituj dhe nëntituj, përmes të cilëve shqyrtohet thelbi i këtij punimi dhe problematika e tij.

Në hyrje të punimit, kandidatja paraqet në mënyrë të shkurtër lëndën e studimit, qëllimet e studimit dhe metodat e përdorura gjatë studimit. Në këtë pjesë shprehet nevoja dhe rëndësia e trajtimit të kësaj teme. Punimi i kësaj teze shërben si një mjet të kuptuari se gjykatat në Republikën e Maqedonisë dhe sidomos GJEDNJ është një nga mjetet unike në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në kreun e parë të tezës është trajtuar koncepti i gjykimit civil, zhvillimi i tij në nivel ndërkombëtar dhe shtetëror në përputhje me rregullat procedurale. Qëllimi i këtij kreu është njohja më e mirë dhe shpjegimi i konceptit të gjykimeve civile dhe detyrën e instrumenteve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare në realizimin e tyre konform rregullave. Gjithashtu, në këtë kre pasqyrohet dhe roli që luan individi në përballjen e tij në realizimin e një gjykimi civil të drejtë, brenda një afati të arsyeshëm kohor, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.
Në kreun e dytë të tezës kemi thelbin e saj. Ky kre synon të analizojë disa nga vendimet më kryesore të GJEDNJ me palë të Republikës së Maqedonisë dhe të drejtat që janë shkelur nga gjykatat shtetërore të Maqedonisë. Gjithashtu, ky kre ka për qëllim të paraqesë arsyetimet dhe argumentet e dhëna nga GJEDNJ në vendimet e saj, që kanë pasur si objekt gjykimi nenin 6 të KEDNJ. Nuk synohet që të analizohen të gjitha elementet e ‘‘gjykimit të drejtë‘‘, por vetëm tri prej tyre që janë:gjykimi i drejtë, gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe gjykimi nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Nuk pretendohet që kjo analizë të jetë gjithëpërfshirëse dhe ezauruese. Ndoshta më tej, me kalimin e viteve, këtyre çështjeve do t’u bëhet një analizë më e gjerë.
Në kreun e tretë gjejmë analizën e thellë që u bëhet katër çështjeve nga të cilat dy janë shqyrtuar nga GJEDNJ dhe nga gjykata Supreme e RM, për shkak se janë ankimuar për të tri elementet që përmbajnë në vetvete dhe që janë objekt studimi në këtë punim:-gjykimi i drejtë;-gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor;-gjykimi nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Në kreun e katërt të punimit janë dhënë shkurtimisht disa nga përfundimet dhe rekomandimet më kryesore për metodat dhe mjetet që duhet të përdoren nga çdo shtet për përsosjen e legjislacionit pozitiv. Gjithashtu, rekomandimet kanë të bëjnë me rrugët që duhen ndjekur për të realizuar gjykimet civile në përputhje me standardet e vendosura si të detyrueshme. Rekomandimet vijnë jo vetëm nga faktori shtetëror si nga Avokati i popullit, por edhe ndërkombëtar, si Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës. Rekomandimet u drejtohen si vetë individëve por edhe të gjitha organeve shtetërore qofshin gjyqësore apo jo. Komisioni i lartpërmendur theksoi se ky punim paraqet një punë të suksesshme dhe të pavarur kërkimore. Kandidatja, në trajtimin e problematikës të cilën e ka objekt të punimit të magjistraturës, ka dëshmuar njohuri dhe aftësi edhe për aplikimin e metodës shkencore krahasimtare.
Pas mbrojtjes publike të punimit të magjistraturës, asistentja Ganimete Bexheti, mori gradën shkencore: magjistre e shkencave juridike.

Publikuar: 28.01.2013 | 12:31
Lexuar: 2236 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime