E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyrtarët pohojnë se është herët të dihet nëse ky aksion ka sjellë efekte, por thonë se vozitjet falas kanë çmimin e tyre, meqë në kasën e shtetit do të ketë 12.4 milionë euro më pak.
Talini, kryeqyteti i parë me transport falas publik









Talin është qyteti i parë evropian që ka sjellë transportin falas publik, për të kontribuar kështu edhe në uljen e ndotjes dhe tollovinë në trafik.

Që nga fillimi i vitit, vozitja me autobusë, tramvaje dhe trolebusa do të jetë falas për 420.000 banorë. Qytetarët duhet të paguajnë vetëm dy euro për "kartën e gjelbër", e cila "vërtetohet" çdo herë kur udhëtari futet në automjet. Kjo kartë është dëshmi se udhëtari banon në Talin, ndërsa numri i udhëtimeve nuk është i kufizuar.

Një familje mesatare estoneze, prindërit dhe dy fëmijët, për një vit do të jetë në gjendje të kursejnë 600 euro fal transportit falas. Siç raporton AP, kjo shifër nuk është e papërfillshme, kur dihet se paga mesatare në këtë shtet është 900 euro.

Zyrtarët pohojnë se është herët të dihet nëse ky aksion ka sjellë efekte, por thonë se vozitjet falas kanë çmimin e tyre, meqë në kasën e shtetit do të ketë 12.4 milionë euro më pak.

Të vetmit që kanë vërejtje për "kartat e gjelbra" janë ata që nuk kanë qëndrim të përhershëm në Talin, sidomos studentët. Po ashtu ankohen banorët e viseve tjera, duke thënë se në Estoni, shtet ky me 1.3 milion, njerëzit në fshatra fitojnë shumë më pak se ata në kryeqytet.
Talini, kryeqyteti i parë me transport falas publik
Talini, kryeqyteti i parë me transport falas publik

Publikuar: 28.01.2013 | 23:51
Lexuar: 2342 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime