E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pyetjes për arsyet e heqjes së përmendores së heronjve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj në Shkup se ata ishin terroriste dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në Neë York një përmendore e terroristeve të Al Qaeda-s?
Berisha i përgjigjet Daçiqit në Facebook










Kryeministri Sali Berisha duket se e ka marrë me shumë qejf Facebook-n, pasi tashmë nuk ka ditë që të mos shkruajë ndonjë gjë në faqen e tij zyrtare. Këtë radhë është marrë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, pas një deklarate të këtij të fundit në Shkup. Berisha ka thënë se ai po tregon albanofoninë serbe.

“Pyetjes për arsyet e heqjes së përmendores së heronjve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj në Shkup se ata ishin terroriste dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në Neë York një përmendore e terroristeve të Al Qaeda-s?

Luftëtaret e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga regjimi i Millosheviqit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shume liri, të drejta dhe autonomi për shqiptaret e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e regjimit të Millosheviqit dhe në një farë mënyrë edhe çlirimin e popullit serb nga regjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon ne Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë”, shkruan Berisha. /Tema/

Publikuar: 30.01.2013 | 16:45
Lexuar: 754 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime