E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani për tani janlë vetëm biseda të thjeshta dhe "ende asgjë nuk është finalizuar", deklaroi Rexhepi, duke shtuar se, paratë Kosovës i nevojiten për shkak të likuiditetit, ndërsa kredia mund të jetë afatshkurte.
Kosova kërkon 200-300 milionë dollarë kredi nga FMN-ja









Kosova po bisedon me FMN-në për aprovim të kredisë në shumë prej 200-300 milionë dollarë dhe shpreson se të njejtat do t'i marrë deri në fund të këtij muaji, konfirmoi guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Haxhim Rexhepi.

Tani për tani janlë vetëm biseda të thjeshta dhe "ende asgjë nuk është finalizuar", deklaroi Rexhepi, duke shtuar se, paratë Kosovës i nevojiten për shkak të likuiditetit, ndërsa kredia mund të jetë afatshkurte.

Kosova, këtë vit u bë anëtare e plotfuqishme në institucionet financiare ndërkombëtaredhe tani ka mundësi të kërkojë kredi më të volitshme për zhvillim.

FMN-ja paraprakisht e paralajmëroi Qeverinë e Kosovës të jetë më e kujdesshme me shpenzimet, për shkak të shqetësimit nga tendenca e qeverisë kosovare në disa sipërmarrje shtetërore që të rriten shpenzimet qeveritare, pa u marrë parasysh pasojat afatgjate të cilat mund t'i sjellë kjo situatë

Publikuar: 17.11.2009 | 16:53
Lexuar: 933 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime