E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njoftojnë mediat italiane, policia ka rënë në gjurmët e një ish të dënuari, Theodore Di Lauro, i cili ishte takuar me katër persona, që flisnin për operacione të paligjshme.
Brindisi, trafiku i heroinës, arrestohen 4 shqiptarë










Katër shqiptarë të arrestuar, 1 italian dhe 15 kilogramë heroinë e sekuestruar është bilanci i një aksioni të policisë në Brindisi.

Siç njoftojnë mediat italiane, policia ka rënë në gjurmët e një ish të dënuari, Theodore Di Lauro, i cili ishte takuar me katër persona, që flisnin për operacione të paligjshme.

Theodore Di Lauro, njeri i njohur për policinë vendase, pasi u takua me katër shqiptarët, u ndoq nga policia, e cila i sekuestroi atij sasi të mëdha të heroinës dhe një armë të prodhimit sllav.

Pas inspektimit të anijes së peshkimit, e cila ishte ankoruar në kalatë, në bordin e saj u gjetën dhe u arrestuan katër persona, të cilët sipas policisë italiane janë shtetas shqiptarë.

Policia po heton lidhur me persona të tjerë, ndërsa e ka cilësuar sasinë e sekuestruar të heroinës si një ndër sasitë më të mëdha të konfiskuara vitet e fundit.

Publikuar: 30.01.2013 | 19:46
Lexuar: 602 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime