E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në konkursin ndërkombëtar të piktorëve “A Youthful Vision 2012”, për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga download (9)UNESCO në kuadër të projektit “World Heritage”, Adi Totaj nga qyteti i Beratit ka fituar çmimin e parë. Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1 458 të rinjve nga e gjithë bota, me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.
Piktori i ri më i mirë në botë është nga Berati













“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1 458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme, nga 26 qytete të trashëgimisë botërore, dhe nga 19 shtete të ndryshme. Shtete pjesëmarrëse ishin: Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia. Adi Totaj ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, duke u inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij. Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë.

Dy çmime europiane edhe për piktorin shqiptar Ali Sinani

Komisioni Europian Art Net ka vlerësuar në këtë fillimvit me dy çmime piktorin shqiptar Ali Sinanin. Çmimet SIK ISEA (Swiss Institut for Art Research) dhe Kuns Bulletin i jepen artistit shqiptar që jeton në Zvicër, për projektet që ka realizuar gjatë 10 viteve të fundit nëpër metropolet e Europës, ku ai prezanton një metodë të re të artit figurativ. “Edhe pse nuk kam pritur që do të më shpërblejnë me dy rekorde, me këtë lajm më befasoi këndshëm menaxherja ime Irene Varga, ku m’u drejtua nëpërmjet një shkrimi, ku më kishte shkruar në gjuhën gjermane ‘Ganz Grosse Gratulation 2 Sikart Sterne’ (shumë urime – 2 rekorde nga SIK ISEA), thotë Sinani. Këto nuk janë vetëm dy çmimet që ka fituar piktori, pasi ai, në bashkëpunim me Muzeun e St. Gallenit të Zvicrës, është shpërblyer edhe me disa çmime të tjera ndërkombëtare. Për kritikët e artitit pamor, arti i Ali Sinanit është i pazbërthyeshëm. “I pazbërthyeshëm është arti i Ali Sinanit për ata recipientë, të cilët nuk kërkojnë të Bukurën, por përpiqen që brenda veprës të identifikojnë shenja të njohura komunikimi, identike me ato që kanë në repertorin e vetë kulturor, asisoj kodesh që drejtojnë receptorët e perceptimit të tyre personal”. Sipas tyre, Ali Sinani sjell një art thellësisht të pastër, një art që kritikut ia bën të rëndë klasifikimin e tij në njërin nga izmat, shkollat, stilet, drejtimet e muzetë e artit. Piktori Sinani për këtë vit synon të mbrojë edhe tezën e doktoraturës në universitetin Internacional në Novi Pazar, nën udhëheqjen e Dr. Prof. Fehim Huskoviç, ku pastaj mendon përsëri t’i kthehet universitetit të Freiburgut të Zvicrës. “Jeta dhe kontakt me piktorë dhe artistë të kulturave të ndryshme më kanë mësuar të kuptoj se kur njeriu lëviz nga vendlindja e tij nuk është se ka ndërmend ta tradhtoje kauzën jetike, por e bën këtë i nxitur nga nevoja për t’u zhvendosur dhe për të parë se cili është realiteti jashtë nesh. Kjo pra është arsyeja që njeriu dëshiron të provojë dhe të jetë në kontakt me kultura të ndryshme, por dhe të realizojë një ëndërr”, thotë Sinani. Artisti, sipas tij, duhet të njohë dy të vërteta: Të vërtetën e jetës dhe realitetin e veprës, pra të mos jetë indiferent në zhvillimin e kulturës dhe duke sjellë lidhshmërinë komplete të elementeve artistike.

Publikuar: 30.01.2013 | 19:54
Lexuar: 1306 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime