E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmi i censurimit të tekstit të këngës patriotike "Xhamadani vija-vija" nga Ansambli i Ushtrisë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ka shkaktuar dje bujë të madhe.
Teksti origjinal s'e ka:



Lajmi i censurimit të tekstit të këngës patriotike "Xhamadani vija-vija" nga Ansambli i Ushtrisë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ka shkaktuar dje bujë të madhe. Fakti që këngës himn të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë i ishte hequr vargu “Sa e madhe është Shqipëria” ka lënduar jo pak një pjesë të mirë të opinionit publik, që u duket se nuk e kapërdinte dot faktin që një institucion shtetëror censuron këngën, e cila bashkon shqiptarët. Dy krijuesit e këtij hiti, kompozitorin Zef Çoba dhe tekst-shkruesin Alfred Çapaliku, në prononcimet e tyre bëjnë me dije se versioni origjinal i këngës është ai i vitit 1993, duke shtuar se përgjatë këtyre 20 vjetëve versionet e saj kanë qenë të shumta, çka nënkupton se edhe vetë teksti ka pasur ndryshime. Nga deklaratat e tyre saktësojmë se kënga e krijuar rreth dy dekada më parë, në fillimet e saj nuk shprehej “Sa e madhe është Shqipëria”.

Publikuar: 31.01.2013 | 15:49
Lexuar: 1115 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime