E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dëshira e parë që shpreh është fitorja e kupës së dhjetë që do të jetë shumë e veçantë për Realin e Madridit pas shumë viteve pa trofe në Europë.
Ronaldo: Dhurata për ditëlindje fitorja e Ch. Leagues








Një trofe dhuratë për ditëlindje. Cristiano Ronaldo sapo kaloi kufirin e 28 viteve dhe dëshira më e madhe e tij në këtë përvjetor është një dhuratë speciale, suksesi në Champions League.

“Dëshira e parë që shpreh është fitorja e kupës së dhjetë që do të jetë shumë e veçantë për Realin e Madridit pas shumë viteve pa trofe në Europë. Champions League është maksimumi për një lojtar. Luaj prej 10 vitesh si profesionist dhe jam shumë krenar për arritjet e mija por tani duhet të përqëndrohem te Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve sepse gara për titullin kampion është komplikuar shumë”.

Pavarësisht formës së mirë që po kalon, luzitani nuk dëshiron të dëgjojë krahasimet që i bëhen me një legjendë si Di Stefano.

“Është një nder që më krahasojnë me një prej emrave më të mëdhenj të Realit por unë mendoj më shumë për atë që duhet të jap në fushë. Dua të vendos firmën time në këtë klub dhe këtë mund ta arrij vetëm nëse jap maksimumin në çdo ndeshje”.

“Bernabeu” është në krah të tij. Brenda pak kohësh, Ronaldo ka arritur t’u ripushtojë zëmrat tifozëve pas kontestimeve.

“Kjo situatë më lumturon. Jam shumë i gëzuar për mbështetjen që njerëzit më japin në fushë sepse e kanë kuptuar që unë jam i njëjti person. Kam dhënë përherë maksimumin për këtë skuadër”.

Por nëse Madridi e konsideron një hero, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Portugalinë ku një zë nga kori i tifozëve vendas ka thirrur emrin e Lionel Messin, por kjo nuk e vendos aspak në pozita të vështira sulmuesin që e minimizoi incidentin në fjalë.

“Nuk më vjen aspak keq që këtë gjest e bëri një fans. Kam 10 vjet që luaj me kombëtaren dhe reagimi i tifozit është një veprim i izoluar që nuk do të ndikojë në impenjimin tim me këtë fanelë. Është një nder i madh që përfaqësoj këtë vend dhe kur luaj me skuadrën portugeze ndihem si në familjen time”.
ronaldo

Publikuar: 06.02.2013 | 18:44
Lexuar: 6708 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime