E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një vit më parë, Madonna vendosi një rekord absolut, në historinë e programit më të ndjekur në historinë e televizioneve amerikane, me 112,5 milionë shikues.
“Super Bowl”, Madonna më e sukseshme se Beyonce





Beyonce u paraqit e mrekullueshme në finalen madhështore të “Super Bowl”, por pavarësisht ekstravagancës së saj në skenë, 31-vjeçarja nuk arriti të mposhte rekordin absolut të shikueshmërisë, të mbajtur nga Madonna.

Sipas të dhënave zyrtare, paraqitja e Beyonces, e shoqëruar nga nga “Destiny Child” në spektaklin e tyre live, tërhoqi vëmendjen e 104 milionë amerikanëve të “gozhduar” përpara televizorit.

Një vit më parë, Madonna vendosi një rekord absolut, në historinë e programit më të ndjekur në historinë e televizioneve amerikane, me 112,5 milionë shikues.

Nga ana tjetër, kompania e specializuar në vlerësimet e audiencës, “Nielsen”, informoi se finalja e futbollit amerikan e këtij viti tërhoqi 108,4 milionë shikues, një rënie nga një vit më parë, kur “Super Boël” u ndoq prej 111,3 milionë shikuesve.

Megjithatë, në 2012-n, Madonna u ndihmua edhe të arrinte audiencën rekord edhe nga këngëtarët e tjerë që e shoqëruan, si Nicki Minaj, “LMFAO” dhe CeeLo Green, që gëzojnë një reputacion dhe famë më të madhe në publikin amerikan, se “Destiny Child”.
Beyonce
Beyonce

Publikuar: 06.02.2013 | 20:17
Lexuar: 1141 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime