E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, gjatë konferencës për shtyp theksoi se stuhia Nemo do të shkaktojë probleme për qytetarët e New Yokut, të cilët megjithatë, jo shumë kohë më parë kapërcyen me sukses momente dhe më të vështira.
Nemo godet SHBA-në, alarm në 5 shtete (FOTO)








New York - Nemo u përplas në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe në lindje të Kanadaseë duke shkaktuar bllokime të trafikut, duke ndërprerë fluturimet e duke sjellë me vete një shtresë të trashë bore. CNN raporton se janë të paktën 4 viktimat. Një person ka humbur jetën në Poughkeepsie në New York për shkak të një aksidenti automobilistik. Massachusetts, Rhode Island, New York, Connecticut dhe Maine, janë goditur nga stuhia që prek 25 milionë banorë. Pesë guvernatorët deklaruan gjendjen e jashtëzakonshme në përballje me stuhinë e frikshme.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, gjatë konferencës për shtyp theksoi se stuhia Nemo do të shkaktojë probleme për qytetarët e New Yokut, të cilët megjithatë, jo shumë kohë më parë kapërcyen me sukses momente dhe më të vështira. "Eshtë një stuhi serioze, por pak kohë më parë u përballëm me një uragan të tmerrshëm si Sandy. Nuk parashikojmë diçka të tillë",-tha ai.

Janë rreth 5300 fluturimet e anulluara e janë mbyllur 4 aeroportet e New Yorkut dhe Logan në Boston. Në Aeroportin LaGuardia të New Yorkut për pasagjerët e bllokuar janë krijuar mundësi rrethanore, për t'ua bërë sa më të lehtë pritjen. Mbi 60 cm borë ka mbuluar Bostonin, ndërsa meteorologët paralajmërojnë një metër borë. Reshje të dendura kanë përfshirë dhe Connecticut e Maine. Era arrin në 100 km në orë.

Më shumë se 330 mijë ndërprerje të energjisë janë raportuar në Massachusetts, Rhode Island dhe Connecticut. Një stacion bërthamor në Massachusetts gjithashtu mbeti pa energji elektrike. Në Ontario, Kanada janë raportuar mbi 200 aksidente automobilistike e tre persona kanë humbur jetën.

Policia në New York bëri të ditur se qindra makina janë bllokuar në autostradën e Long Island e një aksident ka përfshirë rreth 19 automjete në Maine. Stuhia ka ndërprerë edhe New York Fashion Week, e ka boshatisur dhe pallatin e qelqtë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u kërkoi punonjësve të mos paraqiten në punë për shkak të motit.

Delina Bitraku
usa
nemo usa
nemo usa
nemo usa
nemo usa

Publikuar: 09.02.2013 | 12:11
Lexuar: 1334 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime