E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka qenë një prej blogjeve më të klikuara në Amerikë ai që ka nxjerrë i pari fotot e të dyve, për t’u lënë më pas radhën homologëve të tij në të gjithë botën…
Afërditaj: S’e kam tradhtuar Shpatin, Di Caprion e kam shok  (FOTO)










Afërdita Dreshaj, shoqja apo e dashura e re e Leonardo Di Caprios? Këto kanë qenë pikëpyetjet e ngritura dje nga portalet on-line, pas publikimit të fotove të modeles dhe këngëtares shqiptare me aktorin e famshëm hollivudian.

Ka qenë një prej blogjeve më të klikuara në Amerikë ai që ka nxjerrë i pari fotot e të dyve, për t’u lënë më pas radhën homologëve të tij në të gjithë botën… Ku janë shkrepur fotot dhe të vërtetën e kësaj marrëdhënieje, Afërdita Dreshaj e rrëfen për herë të parë në “Bluetooth”.

Afërdita, ç’ne këto foto me Leonardon? Nga e njeh?

Leonardon e kam njohur në New York, përpara disa viteve. Kemi disa miq të përbashkët. Ai erdhi në Miami këto ditë, bashkë me shokët e tij, Mel Gibson dhe Bradley Cooper. Jemi shokë të mirë dhe kemi folur shumë për shqiptarët. Ai mendon se ne jemi shumë të ashpër dhe të fortë.

Jeni vetëm shokë?! Fotot dukej sikur ishin bërë në ballkonin e një hoteli?

Jo, nuk ishte hotel.

D.m.th. nuk e ke tradhtuar Shpatin?

Jo, nuk ka pasur as hotel e as tradhti. Kemi qenë në një barbeque-party me më shumë se 60 vetë. Leonardo ka të dashur një modele të ‘Victoria Secret’, bionde dhe shumë sexy, quhet Erin Hawthorn.

Atëherë, pse ishte i zhveshur Leonardo?

Ka qenë barbeque-party në shtëpi, siç e sqarova dhe më lart. Nuk e kam ditur që paparacët amerikanë hipnin mbi helikopterë për të fotografuar personazhet.

Ke folur me Shpatin për këtë?

Shpati ka folur atë ditë me Leonardon. Edhe ai e njeh atë. Madje Shpati më paralajmëroi që të kem kujdes nga paparacët, mirëpo unë e qetësova duke i thënë se festa që po bënim ishte tejet private.

E prisje një situatë të tillë?

Jo, nuk e prisja. S’e dija që do kisha paparacë mbi kokë. Megjithatë duhet të mësoheni me këtë tani, unë jam një modele ndërkombëtare dhe do të ndodhë shpesh që të më shihni në foto ose në shoqëri me personazhe të famshme botërore. Tani e tutje, po të doni ndonjë intervistë nga Hollywood-i, e dini kë të kontaktoni (qesh).

Kë ke takuar tjetër?

Këto ditë kam qenë nën shoqërinë e Mel Gibson, Bradley Cooper dhe Gerard Butler.

Me çfarë po merresh tani?

Edhe sot (dje) jam në Miami. Nesër do të shkoj në New York për ‘fashion week’, pastaj të martën në Turqi për një javë punë dhe pastaj në Shqipëri.
Afërditaj: S’e kam tradhtuar Shpatin, Di Caprion e kam shok
Afërditaj: S’e kam tradhtuar Shpatin, Di Caprion e kam shok
Afërditaj: S’e kam tradhtuar Shpatin, Di Caprion e kam shok

Publikuar: 09.02.2013 | 22:57
Lexuar: 1894 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Bashkim Selishta (11/02/2013 14:37:40) Hej shpat nje shum i fort je man mos ta nin ty as aferdites ok man se shum te fort jeni, Po shpat e kam nje kerkes kallxom qysh muj haver mu be MIK i joti si qe e paske Dicaption hej skisha desht ma shum veq nje her mu be mik i joti edhe i Aferdites
Oki (11/02/2013 14:55:13) Hej bashkim kadal o daj se une moti kam pas me vet ti ku po kcen me nje her hej du mu be mik i shpatit kadal po pa saber shqiptart me ren be si te diktojn dishka me nje her ok me ren edhe nuk idhnomi hahahahahahhahahahahaha
hashim (13/02/2013 05:52:29) Eshte rren e gatume edhe prej shpatit edhe prej aferdites vetem e kan bere per fam se kjo bukuroshe ketu eshte aktore australiane,dhe quhet Margot Robbie,eshte fact se perngjan shume me aferditen po por kjo nuk eshte aferdita dreshajj!

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime