E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koha ishte shumë e bukur dhe një gotë verë tërhiqte tjetrën e më vonë e pyeta se e kisha fiksim pse ishte ndarë nga Belen. Mendoja se ishte vetë Belen që e la për dikë tjetër, por ishte e kundërta. Njohja e Fabricios me një vajzë shumë simpatike rumune...
Ervini i “BB”: Ju tregoj njohjen me Coronën












Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Ervini i “BB4” tregon takimin e tij me paparacin e njohur italian Fabrizio Corona, arsyet e ndarjes së tij nga Belen Rodriguez, si dhe romancën me një modele rumune akoma më të bukur se Belen. “Me Fabrizion jam njohur verën që kaloi te Piazza Como në Milano, kemi një shok të përbashkët, që është menaxher i tij që para disa vitesh. Atë ditë në drekë unë isha me një shok që na ftuan së bashku. Në atë kohë ndodhesha në Itali për dy muaj për punët e mia, se rinovova pasaportën, pasi kam dhe nënshtetësi italiane.

U takuam te Piazza dhe drekuam së bashku katër persona. Koha ishte shumë e bukur dhe një gotë verë tërhiqte tjetrën e më vonë e pyeta se e kisha fiksim pse ishte ndarë nga Belen. Mendoja se ishte vetë Belen që e la për dikë tjetër, por ishte e kundërta. Njohja e Fabricios me një vajzë shumë simpatike rumune, më e bukur edhe se Belen, bëri që ai ta tradhtonte këtë të fundit. Fabricio më tha se kur ke gjysmën e grave në Milano dhe gjithë Italinë që duan të flirtojnë me ty, nuk mund t’u thuash jo.

Aq sa munda ta njoh, ishte një djalë që nuk kishte frikë e nuk donte t’ia dinte për askënd. Sipas tij, jeta është qejf dhe vitet kalojnë shpejt. “Rregullat janë bërë nga njerëzit dhe jo nga Zoti dhe i merr era”, shprehej ai. Ai ka shumë respekt për shqiptarët, më tregoi se ka qenë i ftuar te “Big Brother” para disa vitesh dhe fliste shumë mirë për vajzat që i kishin ngelur fiksim.

Më tregoi dhe për dy party që i kishte bërë me dy personazhe të njohur dhe kishte ngelur shumë i kënaqur. “Çfarë bëhet nga Tirana, – më tha,- se është më mirë se në Milano”. Pasi kaluam një kohë të gjatë me të në drekë, ai vazhdoi punën në zyrën e tij, ndërsa ne vazhduam obligimet tona”, përfundon bisedën Ervini.

Publikuar: 11.02.2013 | 09:53
Lexuar: 916 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime