E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lolong kishte vrarë shumë peshkatarë para se të kapej pranë Bunavanit nga 30 burra, të cilëve iu deshën 3 javë para se ta zinin në një kafaz çeliku.
Fshati qan ngordhjen e krokodilit
Lolong, krokodili më i madh i kapur ndonjëherë nga njerëzit, ka ngordhur në një liqen ku mbahej i rrethuar në një fshat në jug të Filipineve.

Grabitqari 6.5 metra i gjatë u kap 18 muaj më parë nga disa burra dhe sipas ‘The Philippine Star’ u sëmur pasi gëlltiti një litar najloni para 3 javësh.

Lolong kishte vrarë shumë peshkatarë para se të kapej pranë Bunavanit nga 30 burra, të cilëve iu deshën 3 javë para se ta zinin në një kafaz çeliku.

Që nga ajo kohë, Lolong është bërë një tërheqje turistike duke e bërë fshatin e vogël të Filipineve të famshëm në të gjithë botën dhe banorët e tij janë shumë të trishtuar për këtë humbje.

Kryetari i Bashkisë, Edwin Elorde, u shpreh: “Jam shumë i mërzitur nga kjo ngjarje. Është një mister, nuk e dimë se pse ndodhi. E doja shumë atë krokodil. Na solli famë dhe para’.”

“Po mendonim për ndërtimin e një rruge të mirë që të çonte në park pasi kishim shumë kerkesa dhe shumë turistë që na vizitonin, por tani nuk besoj se do të bëhet gjë”, shtoi Elorde.
Fshati qan ngordhjen e krokodilit
Fshati qan ngordhjen e krokodilit
Fshati qan ngordhjen e krokodilit

Publikuar: 11.02.2013 | 13:55
Lexuar: 1581 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime