E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United, u shpreh para supersfidës Real Madrid-Manchester United se rezultati i vetëm që mund të përjashtohet në këtë takim është një barazim pa gola.
Ferguson: Ndeshja nuk përfundon 0-0






Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United, u shpreh para supersfidës Real Madrid-Manchester United se rezultati i vetëm që mund të përjashtohet në këtë takim është një barazim pa gola.

Rezultati i mundshëm – Nuk më pëlqejnë rezultatet 0-0 në transfertat e Champions. Nuk do të ketë një rezultat të tillë në këtë ndeshje, jua garantoj unë. Do të ketë gola. Me Realin dhe Manchesterin në fushë gjithmonë ka gola. Është mëkat që ndeshemi në këtë fazë dhe jo në finale.

Cristiano Ronaldo – Është i pjekur tashmë, është në kulmin e karrierës. Kur u largua nga Manchester ishte në një nivel shumë të mirë, ndërsa tek Reali është përmirësuar edhe më shumë. Ai dhe Messi janë më të mirët në planet. Është e pabesueshme se sa gola shënojnë.

A mund të fitojë Manchester United Ligën e Kampioneve – Mendoj se po. E di që njerëzit thonë se nuk jemi aq të mirë sa në të kaluarën, por unë mendoj se kemi shumë cilësi në skuadër dhe lojtarë të mëdhenj.

Van Persie – Po arrin nivelin e Cristianos dhe Messit, është i shkëlqyer. Deri tani ka shënuar 23 gola dhe ky fakt nuk ka nevojë për komente. Ka rritur nivelin e ekipit tonë.

Publikuar: 13.02.2013 | 13:13
Lexuar: 815 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime