E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në opinionin shqiptar, Tuncel Kurtiz është bërë i njohur me rolin e Ramiz Karaeski (Daja) në serialin e Ezelit.
Ramiz Karaeski, 76-vjeçari ende në formë dhe aktiv











Tuncel Kurtiz, i lindur në vitin 1936 në Izmit Kocaeli, një fshat në Turqi, është aktor teatri, filmi, seriali, regjisor, producent dhe drejtor filmi. Që nga viti 1964, ai është shumë aktiv duke aktruar në më shumë se 70 projekte filmike, përfshirë këtu edhe produksione internacionale. I ati i tij ka qenë guvernator lokal, ndërsa e ëma mësuese.

Profesionet e prindërve i kanë mundësuar atij që të shëtisë në shumë vende në Turqi, derisa mbaroi shkollën e lartë në Stamboll e më pas studimet për Filologji (gjuhë angleze) në Universitetin e Stambollit. Në vitin 1958 fillon karrierën si aktor në teatër, duke performuar kështu nëpër skenat e Geteburgut, Stokholmit, Berlinit, Hamburgut, Londrës etj. Tuncel Kurtiz ka qenë bashkëpjesëmarrës në shumë projekte filmike gjermano-turke në vitet ‘70.

Gjatë mbarimit të studimeve dhe kryerjes së shërbimit ushatarak, Tuncel takohet dhe miqësohet me regisorin Yilmaz Guney, duke realizuar më pas edhe shumë projekte filmike. Filmi i tyre Umut, i realizuar në vitin 1970, është shfaqur edhe në Festivalin e Filmit të Kanës. Imazhi i tij është shfaqur në shumë projekte filmike suedeze, gjermane, holandeze, italiane, angleze, izraelite, indiane duke aktruar kështu vetëm në gjuhën turke.

Në opinionin shqiptar, Tuncel Kurtiz është bërë i njohur me rolin e Ramiz Karaeski (Daja) në serialin e Ezelit. Për momentin jeton në Stamboll dhe në moshën 76- vjeçare është ende aktiv në jetën publike.

Publikuar: 16.02.2013 | 15:17
Lexuar: 1686 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime