E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Duke iu falënderuar drejtuesve të klubit të cilët përkrahën propozimin e trajnerit që për një javë të zhvillojmë përgatitje cilësore në Banjat e Nogorit, ku ka kushte optimale për punë. Kryesisht do të punojmë në aspektin taktik-teknik dhe gjasat janë reale që të ditën e fundit të përgatitjeve të zhvillojmë një ndeshje kontrolluese”
Një javë përgatitje cilësore para fillimit të sezonit pranveror
KF Vrapçishti nga diela udhëton te Banjat e Negorit

Vetëm dy javë para fillimit të pjesës pranverore të kampionatit në ligën dytë republikane , klubi i futbollit Vrapçishti nga data 17 shkurt do të udhëtojë në qendrën e njohur rekreativ-sportive Banjat e Negorit, ku për 7 ditë do të punon kryesisht në aspektin taktik-teknik. Këtë për Yllpress.com, e bëri të njohur njëri ndër futbollistët më me përvojë Ilami Halimi.

“Duke iu falënderuar drejtuesve të klubit të cilët përkrahën propozimin e trajnerit që për një javë të zhvillojmë përgatitje cilësore në Banjat e Nogorit, ku ka kushte optimale për punë. Kryesisht do të punojmë në aspektin taktik-teknik dhe gjasat janë reale që të ditën e fundit të përgatitjeve të zhvillojmë një ndeshje kontrolluese” tha ai.

Vrapçishti në përgatitje do të udhëtojë me trajnerin Xhengis Rexhepin, ndihmësin e tij Burim Salijun dhe 22 futbollist ët cilët janë në disponim të stafit teknik për pjesën pranverore të kampionatit.
Sh.S.

Publikuar: 16.02.2013 | 22:24
Lexuar: 998 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime