E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por Hoeness e Guardiola diskutuan edhe për çështjet taktike, ndërsa presidenti thekson se Heynckess nuk ka kontaktuar ende me pasardhësin e tij. Por një detaj tjetër interesant është edhe momenti kur Hoeness u takua në New York edhe me Sir Alex Ferguson.
Hoeness: Guardiola, trajneri perfekt për ne








Në një intervistë të gjatë për të përjavshmen “Sport Bild”, presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness zbardhi për publikun momentet kyçe të negociatave që u finalizuan me firmën e trajnerit Pep Guardiola.

Si fillim, Hoeness zbulon se presidenti i këshillit administrativ të shoqërisë, Karl-Heinz Rummenigge u takua me teknikun katalanas gjatë vjeshtës në Barcelonë, ndërsa vëllai i trajnerit, Pere, udhëtoi disa herë drejt Bavarisë për të sheshuar terrenin e bashkëpunimit.

Ndërkohë, takimi konkret që do të pasohej me nënshkrimin e kontratës u zhvillua në 20 Dhjetor në New York. Hoeness dhe Guardiola biseduan rreth 3 orë në një zyrë përballë Central Park ku gjithçka u finalizua me një shtrëngim duarsh.

“Kontratën e firmosur nga Rummenige e kisha marrë me vete dhe pas 3 orëve bisedime Pep tha: Duhet të firmos tani? Kjo ndodhi përballë Central Park dhe më pas kontrata qëndroi e mbyllur për javë të tëra në një kasafortë”.

“Sport Bild” nuk ndalet me kaq por kërkon detaje të bisedës së gjatë mes të dyve dhe Hoeness pranon të flasë.

“Më tha se e ndiqte Bayernin që prej muajit Gusht. Ishte shumë i informuar për gjendjen e skuadrës, lojtarëve dhe marrëdhënieve me shtypin. U tregua i hapur dhe menjëherë pasi minuta e parë kaloi, unë e kuptova se si ishte trajneri perfekt për ne”.

Por Hoeness e Guardiola diskutuan edhe për çështjet taktike, ndërsa presidenti thekson se Heynckess nuk ka kontaktuar ende me pasardhësin e tij. Por një detaj tjetër interesant është edhe momenti kur Hoeness u takua në New York edhe me Sir Alex Ferguson.

“Më takoi në një sallë dhe më pyeti se çfarë po bëja aty. Unë iu përgjigja thjesht se ndodhesha për çështje pune dhe kjo nuk ishte një gënjeshtër sepse duhej të udhëtoja në Chicago bashkë me djalin për disa probleme familjare. Ndërsa Ferguson më tha se ka një apartament në New York dhe udhëton ndonjëherë përtej Atlantikut për të ndryshuar ambjent”.

Kjo është historia e rrëfyer në vija të trasha nga numri 1 i shoqërisë bavareze ku Pep Guardiola do të ulet në stol në datën 1 Korrik pasi sezoni të ketë përfunduar.

Publikuar: 20.02.2013 | 16:13
Lexuar: 924 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime