E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pothuajse 20 për qind e çifteve kalojnë më shumë se një vit në përpjekje për të lindur fëmijë. Kjo ndikon shumë negativisht në jetën e disa çifteve, që i detyron ata përveç tjerash të dërgojnë marrëdhënien e tyre në presion të madh.
Femrat shkaktare të “sterilitetit”



Pothuajse 20 për qind e çifteve kalojnë më shumë se një vit në përpjekje për të lindur fëmijë. Kjo ndikon shumë negativisht në jetën e disa çifteve, që i detyron ata përveç tjerash të dërgojnë marrëdhënien e tyre në presion të madh.

Për këto shifra shqetësuese të sterilitetit ekspertët fajësojnë femrat, për shkak të vonimit të amësisë dhe shtimin në peshë.

Tani më shumë se në gjithë historinë, ka nëna mbi moshën 30 vjeçare, pastaj ndikim ka edhe mbi pesha në ovulacionin e gruas, dhe kualiteti i spermës, theksojnë ekspertët.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme si Klamidia, kanë treguar se ndikojnë në sterilitetin e femrës dhe mashkullit, e kjo po shënon gjithnjë rritje.

Studimi i kryer nga emisioni "This Morning" i ITV-së, në më shumë se 2.000 njerëz, ka treguar se më shumë se 20 për qind e çifteve janë përpjekur më shumë se një vit për të ngelur shtatzënë.

Por doktorët janë pozitiv, derisa thonë se çiftet nuk duhet dekurajuar derisa përpjekjet e tyre për të pasur fëmijë të kalojnë një vit.

Publikuar: 26.02.2013 | 19:48
Lexuar: 909 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime