E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekipet profesionale, shtoi Janakieski, duhet të përcaktojnë sa do të kushtojë rikonstruimi i tërësishëm apo ndërtimi i digës së Pishicës.
Serioze situata në digën afër Pishicës


Situata me digën në Pishicë është serioze, e ndërkohë janë evakuuar qindra banorë të fshatit Pishicë dhe bagëtia e tyre, deklaroi ministri i Transporti dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili sot e pa në vendngjarje situatën me digën në afërsi të fshatit Pishicë, e cila veçmë është dëmtuar, ndërsa uji derdhet në lumin Bregallnicë dhe Zletovë.

"Ventili është hapur, diga në shtatë ditët e ardhshme do të derdhet pas çka do të vijojë edhe sanimi i saj", tha Janakieski, i cili në Pishicë u shoqërua nga sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor Sonja Lepitkova, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Zulfi Adili dhe kryetari i komunës së Probishtpit, Toni Tonevski.

Ekipet profesionale, shtoi Janakieski, duhet të përcaktojnë sa do të kushtojë rikonstruimi i tërësishëm apo ndërtimi i digës së Pishicës.

Dëme nga përmbytjet ka edhe në rajonin e Kumanovës, Strumicës, Radovishit dhe Shtipit ku janë përmbytur shtëpi, janë rrëzuar ura, ndërsa janë izoluar edhe disa fshatra

Publikuar: 26.02.2013 | 19:53
Lexuar: 882 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime