E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të SNHR-së, në përleshjet për bazën afër Alepos, të cilat po zgjasin tashmë tetë ditë, deri më tani jetën e kanë humbur mbi 200 persona.
Të paktën 116 të vdekur në përleshjet më të reja në Siri
- Të paktën 116 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në përleshjet midis forcave qeveritare siriane dhe kryengritësit në më shumë pjesë të Sirisë, njoftoi sot Qendra opozitare për monitorin të të drejtave të njeriut në Siri (SNHR).

Sipas kësaj organizate me seli në Londër, vetëm në përleshjet në Alepo jetën e kanë humbur 34 persona, në Damask 29, në Homs 16, në Raka 13, në Haseka gjashtë, në Dera dhe në Hama nga pesë, në Idlib katër dhe në Tartus dhe Kuneitra nga dy persona.

Siç njoftoi Anadolia, Komiteti kryengritës lokal për koordinim (LCC) informoi se po zhvillohen luftime të ashpra midis "forcave lojale të (presidentit sirian Bashar) Asadit dhe Armatës së çliruar të Siri" për kontroll të bazës ushtarake në Kuvejris, afër Alepos.

Sipas të dhënave të SNHR-së, në përleshjet për bazën afër Alepos, të cilat po zgjasin tashmë tetë ditë, deri më tani jetën e kanë humbur mbi 200 persona.

Kryengritësit informojnë dhe se luftëtarë të tyre kanë sulmuar karvan të automjeteve të forcave qeveritare afër qytetit Deir Zor, me ç'rast kanë robëruar "një numër të madh të ushtarëve".

Publikuar: 04.03.2013 | 01:00
Lexuar: 720 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime