E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Borxhi i përgjithshëm i Detroitit për momentin është 14 miliardë dollarë, ndërsa deficiti i përgjithshëm i buxhetit të qytetit arriti në 327 milionë dollarë.
Detroiti po ballafaqohet me falimentim
- Qyteti amerikan Detroit ndodhet në "gjendje jashtëzakonisht të vështirë financiare" dhe është në pragun e falimentimit, njoftoi guvernatori i shtetit federal amerikan Miçigen, Ri Snajder.

Snajder theksoi se prefekti i Detroitit, dejv Bing ka afat prej 10 ditë të përgadisë plan për shpëtim të buxhetit të qytetit ose në të kundërtën ai do të duhet të emërojë drejtues të qytetit me dhunë.

Borxhi i përgjithshëm i Detroitit për momentin është 14 miliardë dollarë, ndërsa deficiti i përgjithshëm i buxhetit të qytetit arriti në 327 milionë dollarë.

Detroiti, i cili është qëndër e industrisë së automobilave në SHBA, ndodhet në krizë nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, por kjo në mënyrë plotësuese u thellua gjatë krizës ekonomike globale.

Numri i banorëve të Detroitit sot është pothuajse dyfish më i vogël në krahasim me vitin 1950.

Në qoftë se nuk gjehet zgjidhje për dalje nga kriza, Detroiti do të jetë qyteti më i madh i falimentuar në SHBA në historinë më të re. Në vitin 2011 në SHBA falimentoi kryeqyteti i shtetit federal Pensilvania, Harisburg dhe tre qytete më të vogla në Kalifornia.

Publikuar: 04.03.2013 | 01:01
Lexuar: 1102 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime