E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqetësimet për ngjarjet e dhunshme, ambasadori amerikan i dha gjatë firmosjes së memorandumit për bashkëpunim mes Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe Institutit nacional të historisë.
SHBA të shqetësuar për incidentet









Ambasada amerikane në vend shprehet e shqetësuar për incidentet e ditëve në fundit në qytetin e Shkupit. Ambasadori amerikan Poll Uollers dënoi incidentet dhe shtoi se çdo incident ndëretnik lehtë mund të shfrytëzohet për përfitime politike.

“Ambasada e SHBA-ve dhe bashkësia ndërkombëtare në Shkup janë të brengosur për ngjarjet e dhunshme të fundjavës së kaluar. Ato ngjarje e potencojnë nevojën urgjente për iniciativa si kjo, të cilat promovojnë harmoni ndëretnike në Maqedoni. Çdo incident ndëretnik apo përpjekje për të nxitur jo-tolerancë është mundësi e lehtë për të shfrytëzuar situatën për përfitime politike, mirëpo njëkohësisht është edhe mundësi për të hapur dialog dhe për të përforcuar lidhjet mes komuniteteve të ndryshme”, deklaroi Poll Wolers, ambasador i SHBA-ve.

Shqetësimet për ngjarjet e dhunshme, ambasadori amerikan i dha gjatë firmosjes së memorandumit për bashkëpunim mes Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe Institutit nacional të historisë. Drejtori i ITKSH-së Shefqet Zekolli përkujtoi se memorandumi paraqet edhe një dritare të re në fushën e studimeve të historisë.

“Ky bashkëpunim i cili jo se ka munguar më parë tregon vulnetin e mirë të punëtorëve shkencor të instituteve respektabile për tu hulmumtuar, studiuar e publikuar dëshmi të reja për ngjarje të cilat për fat të keq në këtë anë janë jo rrallë janë keqpërdor për qëllime politike gjithmonë në funksion të fshehjes të së vërtetës dhe krijimit të situatave të cilat kanë ndikuar negativisht në rrejedhat e mëvonshme shoqërore dhe politike”, tha Shefqet Zekolli, drejtor i ITKSH-së.

“Vlerësoj se bashkëpunimi mes nesh do të sjell një bashkëpunim më të gjërë mes dy bashkësive në Maqedoni, asaj maqedone dhe shqiptare, dialog i cili shpresoj dhe duhe të ndikojë në ndërtimin e ardhmërisë së këtij shteti”, tha Dragi Georgiev, drejtor i Institutit nacional të historisë.

Memorandumin për bashkëpunim mes ITKSH-së ne Institutit nacional të historisë e mbështetën Shoqatat e historianëve dhe e arsimtarëve të historisë. Melihate Rustemi

Publikuar: 05.03.2013 | 18:32
Lexuar: 808 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime