E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Antonio Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), në një deklaratë të mërkurën tha se rreth gjysma e refugjatëve janë fëmijë. Me miliona të tjerë të zhvendosur brenda Sirisë, Guterres paralajmëroi se vendi po "shkon drejt një katastrofe në shkallë të plotë".
Numri i refugjatëve sirian jashtë vendit arrinë në 1 milion



Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara mbi Refugjatët, numri i sirianëve që kanë braktisur atdheun e tyre të shkatrruar nga lufta që nga fillimi konflikit 2 vite më parë, ka arritur në 1 milion.

Antonio Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), në një deklaratë të mërkurën tha se rreth gjysma e refugjatëve janë fëmijë. Me miliona të tjerë të zhvendosur brenda Sirisë, Guterres paralajmëroi se vendi po "shkon drejt një katastrofe në shkallë të plotë".

Guterres tha se "kapaciteti humanitar ndërkombëtar është rrezikshmërisht i tendosur. Kjo tragjedi duhet të ndalet". UNHCR ka paralajmëruar se prania e refugjatëve po i zvoglon në mënyrë të dukshme rezervat e vendeve strehuese.

Shumica e tyre kanë ikur në Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt. Sipas OKB-së, rreth 70 mijë njerëz janë vrarë në kryengritjen kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asadit.

Publikuar: 06.03.2013 | 10:40
Lexuar: 780 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime