E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Pavarësimi i plotë i gjyqësisë mbetet një prej prioriteteve për Maqedoninë, por edhe më e rëndësishme është që ky pavarësim të praktikohet çdo ditë. Mbetet të bëhen edhe përpjekje rreth dekriminalizimit të shpifjes si dhe harmonizimi i legjislacionit të Maqedonisë me atë evropian që të vazhdojmë nëpër rrugën e reformave. Ndryshimet pozitive mund të sjellin ulje të korrupsionit dhe përforcim të lidhjeve ndërkombëtare", tha zëvendëskryeministri Besimi.
Konferencë ndërkombëtare pë reforma në gjyqësi në USHT
Zëvendëskryeministri për çështje evropian Fatmir Besimi dhe ministri i drejtësisë Blerim Bexheti morën pjesë në konferencën e sotme ndërkombëtare për reformat në gjyqësi dhe raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2012 që u mbajt në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Një prej konkluzioneve kryesore nga konferenca është se KE-ja në raportin e saj të fundit konstatoi se është arritur progres në gjyqësi, por nevojitet të vazhdohet me reformat në këtë sferë.

"Pavarësimi i plotë i gjyqësisë mbetet një prej prioriteteve për Maqedoninë, por edhe më e rëndësishme është që ky pavarësim të praktikohet çdo ditë. Mbetet të bëhen edhe përpjekje rreth dekriminalizimit të shpifjes si dhe harmonizimi i legjislacionit të Maqedonisë me atë evropian që të vazhdojmë nëpër rrugën e reformave. Ndryshimet pozitive mund të sjellin ulje të korrupsionit dhe përforcim të lidhjeve ndërkombëtare", tha zëvendëskryeministri Besimi.

Bexheti vlerësoi se ndryshimet pozitive në sistemin gjyqësor na japin për të drejtë të presim edhe raport pozitiv në mars për gjendjen në këtë sferë.

"Ne duhet të vazhdojmë me zhvillimin e veglave të procedurave juridike, trajnimeve për gjykatësit e ardhshëm, rritje të transparencës, ndërsa mbetet edhe fakti se në raportin e KE-së është potencuar edhe se jashtëzakonisht është zvogëluar numri i rasteve të pazgjidhura në gjykata", deklaroi ministri Bexheti.

Në konferencën e sotme të USHT-së morën pjesë edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, si dhe më shumë profesorë dhe ekspertë nga sfera e të drejtës nga vendi dhe vendet e huaja.

Ndërkaq, rektori i USHT-së Vullnet Ameti, duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmive në Konferencë, tha se në USHT janë organizuar aktivitete nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me këtë përcaktim.

"Mirëpo, për realizimin e qëllimit strategjik, arritjes së statusit për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, Republikës së Maqedonisë i nevojiten reforma serioze, me theks të veçantë në sistemin e drejtësisë, si një nga segmentet më të rëndësishme të funksionimit të sistemit gjyqësor në vend. Që kur filloi procesi i integrimit evropian, reformimi i institucioneve me qëllim që të sigurohej rritja e frytshmërisë, transparencës dhe legjitimitetit demokratik, ka qenë tema e vazhdueshme e politikave të integrimit, dhe ky vizion mbetet edhe sot, si një nga detyrat kryesore për të arritur objektivat e zgjerimit", tha mes tjarash Ameti.

Ai shtoi se në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, për vitin 2012, u përcaktua plani për kornizën e negociatave që vendi ynë i zhvillon në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian, por një vend i rëndësishëm i kushtohet domosdoshmërisë së zgjidhjes së kontestit të emrit.

"Komisioni Evropian përmes raportit inkurajoi të dyja palët që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme në drejtim të zgjidhjes së kontestit, ndërsa një zgjidhje e pranueshme kompromisi midis të dyja palëve mbetet çështje thelbësore", tha rektori i USHT-së.

Ai theksoi se qëllimi i organizimit të kësaj konference është shkëmbimi i përvojave me njohësit e mirë të kësaj fushe, dhe vlerëson se opinionet në këtë takim shkencor do të trajtohen me seriozitetin e duhur, nga drejtuesit e organeve përkatëse, aq më tepër kur është në pyetje perspektiva evropiane e shoqërisë tonë.

Konferenca u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Sekretariatin për çështje evropiane dhe LGL-LEGAL SOLUTIONS nga Austria.

Publikuar: 06.03.2013 | 21:12
Lexuar: 1428 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime