E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ligjeratat e tyre u bënë udhërrëfyes për rrugën e popullit tonë dhe vazhdojnë të janë pjesë e pandarë e suksesit tonë të përbashkët.
Mësuesit shqiptar kanë qenë edhe patriot dhe njerëz vizionar
Kam nderin e veçantë që të uroj të gjithë mësimdhënësit shqiptar në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne.

Në këtë ditë të veçantë ne nderojmë mësuesit tonë për punën dhe kontributin e tyre të madh ndër vite për arsimimin e kombit shqiptar dhe mbajtjes gjallë të frymës shqip, brez pas brezi.

Pikërisht 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi historike, arsimore dhe kulturore nga të gjithë ne sepse janë pikërisht mësuesit ata që na mësuan shkonjat shqipe, na mësuan historinë e kombit tonë, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun dhe flamurin kkombëtar.

Ligjeratat e tyre u bënë udhërrëfyes për rrugën e popullit tonë dhe vazhdojnë të janë pjesë e pandarë e suksesit tonë të përbashkët.

Mësuesit shqiptar kanë qenë jo vetëm punonjës të arsimit, por edhe patriot dhe njerëz vizionar, idealist dhe humanist, si dhe kanë ditur të frymëzojnë kombin në kohërat më të vështira.

Ky përkushtim i pashoq i mësuesve tanë na obligon që me përpikshmëri të ndjekim rrugën e tyre dhe të investojmë maksimalisht në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, sepse vetëm një komb i arsimuar mund të ketë të ardhme të ndritur.

Publikuar: 07.03.2013 | 13:51
Lexuar: 1787 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime