E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është obligim i gjeneratës tonë ta ndjekim rrugën që na trasuan nënat dhe baballarët tanë që virtytet dhe vlerat të jenë gjithmonë të pandara nga shkollat tona.
Teuta Arifi: Misioni i mësuesit shqiptar është i shenjtë
Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar. Eqrem Qabej.

Misioni i mësuesit shqiptar është i shenjtë. Kombi ynë përgjatë historisë kaloi nëpër kohë të mira dhe kohë të vështira. Fati ynë i madh ishte ardhja e mësuesve të parë nga Shqipëria që hapën shkollat e para për të na mësuar shkrim leximin në shqip. Ahmet Haxhihasani, Jonuz Balla, Gani Jahja, Zydi Kajnaku, Elena Pullati janë njerëzit e mëdhej falë të cilëve Tetova frymon shqip. Misionin e shenjtë të mësuesit e vazhduan nxënësit Gani Luma, Abdulla Hyseini, Qerim Arifi, Hyreme Tresi, Amet Sylejmani dhe gjithë ata që bënë të munduar që vlerat univesale të lirisë, traditës, kulturës dhe arsimit sot t’i posedojmë në shqip.

Të paharruara do të jenë demonstratat e viteve 68, themelimi i shoqërisë kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” në vitet 49, Klubi sportiv “Shkëndija” që u themelua në vitin 1979 dhe shumë ngjarje tjera që kontribuuan Tetova ta ketë shkëlqimin të cilin e ka sot. Tetova kurrë nuk do t’i harrojë mësuesit e saj të parë e as figurat e shquara të Mehmet Pashë Derallës, Dervish Carës, Rexhep Vokës, Memet Riza Gegës, Arif Berishës, Abaz Efendiut, Shaip Kamberit sepse këta personalitete dhe ngjarje trasuan rrugët që me 4 qershor të vitit 1994 me iniciativë të Bashkësisë Kulturore Shqiptare të themelohet Universiteti i Tetovës, institucionit që hapi portat e dritës, dijes dhe ardhmërisë së shëndoshë për gjeneratat e reja që vinë.

Sot Tetova ka njëzet e dy shkolla fillore, gjashtë shkolla të mesme dhe dy universitete. Është obligim i gjeneratës tonë ta ndjekim rrugën që na trasuan nënat dhe baballarët tanë që virtytet dhe vlerat të jenë gjithmonë të pandara nga shkollat tona.

Sfida e kohës në të cilën jetojmë është ti shndërrojmë shkollat tona në punëtori aktive me kushte bashkëkohore për kultivimin e aftësive individuale të nxënësve tanë nga kuadro arsimor me përgatitje të lartë profesionale.

Publikuar: 07.03.2013 | 14:11
Lexuar: 2064 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime