E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fëmijët e moshave shkollore të shoqëruar shpesh herë nga prindërit e tyre kanë përfituar nga ditët e pushimeve festive për të shijuar numrat e artistëve nga Brazili, Italia, Rusia, Hungaria apo Venezuela ,që janë pjesë e këtij ansambli të krijuar në vitet 1970.
Cirku italian









Gëzim Kabashi

Elefantët dhe një pjesë e kafshëve ekzotike të këtij cirku, së bashku me trajnuesit e tyre, kanë parakaluar sot në rrugët e qytetit bregdetar, duke ftuar shikuesit në shfaqjet në vazhdim.

Trupa italiane që i ka ngritur çadrat e shfaqjes pranë stadiumit "Niko Dovana", ka nisur spektaklet dy ditë më parë, në vijim të një turneu që kishte nisur në fillim të sezonit veror në Malin e Zi dhe në Kosovë.

Fëmijët e moshave shkollore të shoqëruar shpesh herë nga prindërit e tyre kanë përfituar nga ditët e pushimeve festive për të shijuar numrat e artistëve nga Brazili, Italia, Rusia, Hungaria apo Venezuela ,që janë pjesë e këtij ansambli të krijuar në vitet 1970.

Në programin e spektaklit të këtij cirku, janë parashikuar lojrat me kafshë, akrobacitë, numrat e xhonglerëve dhe balerinëve, kllounët si dhe numrat e iluzionistëve.

Shfaqjet e fundit të cirkut në Durrës ,janë organizuar katër vjet më parë nga trupa e njohur italiane "Livia Togni", ndërsa Cirku i Tiranës i ka ndërprerë spektaklet e tij në qytetin bregdetar që nga fillimi i viteve 1990

Publikuar: 02.12.2009 | 15:07
Lexuar: 2949 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
mendim (12/12/2009 17:03:08) une e dua cirkun italja dhe gjuha e tyre italjane me pelqen
tina (26/12/2009 16:01:06) mua me pelqen shum cirku italian se ka qen edhe te ne ne kosov me ka pelqyr shummmm sikur te ishin kthyer perseri ju dua shummm cirku Embell Rivaaa

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime