E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimi u mor pasi çamçakëzat e hedhur në rrugë u shndërruan në një shqetësim madhor për qytetarët.
Qyteti ku ndalohen çamçakëzat
Milton Keynes u shndërrua në qytetin e parë në Britaninë e Madhe, i cili ndalon me ligj konsumimin e çamçakëzit.

Në bazë të këtij ligji vendor, të imponuar nga bashkia e qytetit, kushdo që do të kapet duke u mbllaçitur do të gjobitet.

Vendimi u mor pasi çamçakëzat e hedhur në rrugë u shndërruan në një shqetësim madhor për qytetarët.

Në shëtitoren kryesore të qytetit, të ndodhur pranë Uimbëlldonit, në Bakingemshajër, në rrugën e shtruar me pllaka me dimensione 30x30 cm secila, gjenden mesatarisht 22 çamçakëzë të ngjitur për pllakë.

Ndërkohë, shumë njerëz janë ankuar për faktin se çamçakëzat i ngjiten pas këpucëve apo rrobave të tyre.

Mbështetësit e heqjes së çamçakëzeve nga qarkullimi argumentuan ndalimin me shqetësimin që i krijon qytetarëve dhe koston që duhet të përballojnë kompanitë e pastrimit të qytetit, për të pastruar në mënyrë të vazhdueshme pllakat.

Pasi ngjiten, çamçakëzët mund të hiqen vetëm me ujë me presion nga sipërfaqa e shëtitores dhe rrugëve të tjera të Milton Keynes.

Me këtë ligj, Milton Keynes shndërrohet në vendin e dytë në botë ku është e ndaluar të konsumosh çamçakiz, pas qytetit shtet të Singaporit.

Publikuar: 11.03.2013 | 04:16
Lexuar: 1272 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime