E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas një pjese të parë të dominuar plotësisht nga miqtë, Bologna arrin të gjejë avantazhin në minutën e 57 me anë të Alberto Gilardino, pikërisht atëherë kur Interi po fillonte të zgjohej.
Inter, Gilardino thellon krizën




Kriza e Interit nuk ka të ndalur. Pas humbjes 3-0 në Europa League ndaj Tottenham, skuadra e Stramaccioni është mundur edhe në San Siro nga Bologna e Piolit.

Pas një pjese të parë të dominuar plotësisht nga miqtë, Bologna arrin të gjejë avantazhin në minutën e 57 me anë të Alberto Gilardino, pikërisht atëherë kur Interi po fillonte të zgjohej.

Kjo është humbja e nëntë sezonale për zikaltërit, të cilët tashmë renditen në vend të pestë me 47 pikë, të kapërcyer në renditje nga Fiorentina që fitoi transfertën me Lazion.

Ekipi vjollcë mundi bardhekaltërit në Olimpico me rezultatin e pastër 2-0 dhe është në luftë për vendin e tretë tashmë. Tre pikë e ndajnë Fiorentinën nga Milani. Ndeshja u vendos nga Jovetic dhe Ljajic në minutat 20 dhe 50.

Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë të Serisë A u regjistruan këto rezultate: Atalanta-Pescara 2-1; Cagliari-Sampdoria 3-1; Chievo-Napoli 2-0; Juventus-Catania 1-0; Palermo Siena1-2 dhe Parma-Torino 4-1.

Publikuar: 11.03.2013 | 11:27
Lexuar: 764 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime