E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të enjten, më 14.03.2013, para studentëve dhe stafit akademik u promovua monografia “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999”, e autorit, Prof. dr. Nusret Pllana.
Në USHT u promovua monografia “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999” e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të enjten, më 14.03.2013, para studentëve dhe stafit akademik u promovua monografia “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999”, e autorit, Prof. dr. Nusret Pllana.

Në fjalën përshëndetëse, Rektori i USHT-së, Prof. dr.Vullnet Ameti theksoi se librat, apo monografitë e ndryshme nga fusha e historisë shkruhen për t’i sjellë të vërtetat e periudhave të ndryshme, për të cilat historianët u referohen fakteve dhe dëshmive historike.

Po ashtu, ai vlerësoi se edhe kjo monografi është e këtij niveli shkencor, sepse është shkruar mbi bazën e ngjarjeve tronditëse dhe tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët nga pushtuesi serb.

“Kjo monografi, ka vlera të veçanta historike, sepse në formën më të argumentuar denoncon gjenocidin e bërë mbi popullin shqiptar nga regjimi më i egër dhe më çnjerëzor që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit”, tha Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti.

Prof. dr.Nebi Dervishi, ligjërues në Katedrën e historisë në USHT, para pjesëmarrësve, vuri në dukje se autori është përpjekur të sjellë para lexuesit pikat kulmore të gjenocidit serbomadh sipas skenarëve të kohëpaskohshëm të bashkërenduar me shovinistët fqinjë.

Me këtë trajtim, për lexuesin bëhet e qartë, se nga Beogradi e nëpërmjet Beogradit, gjithnjë kombit shqiptar dhe gjymtyrëve të tij i kanë ardhur rreziqe me rrjedhoja të shfarosjes fizike, kombëtare dhe materiale, nga më rrëqethëset.

Sipas profesorit Nebi Dervishi, autori i ka sjellë historiografisë shqiptare një vepër monumentale me vlera. “Kjo vepër zbardh të kaluarën e zezë, të kaluarën e errët historike të shqiptarëve të Kosovës e të trevave të tjera lindore shqiptare në dy shekujt e fundit, të cilët me krenari, moral kombëtar dhe dinjitet njerëzor e kombëtar të papërkulur u kanë bërë ballë dhe mbijetuar ofensivave shtazarake pushtuese, ushtarake, policore, politike e mitike serbe”, theksoi mes tjerash profesor Nebi Dervishi.

Në promovimin e kësaj vepre foli edhe Doc. dr.Fatmir Sulejmani, i cili u shpreh se, edhe përpara Nusret Pllanës, është shkruar për dhunën e egër serbe, po nuk është përgatitur kurrë një libër që dokumenton me kaq detaje të bindshme atë tmerr si vepra ,,TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844 – 1999.

Vepra ,,TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844 – 1999” është album tronditës gjenocidesh të përsëritura, përpara të cilëve nuk mund të mbetet indiferentë as guri e druri, jo më ata që e quajnë veten njerëz. Libri është imazh i gjallë i krimit monstruoz serb nëpër të cilin kanë kaluar breza të tërë shqiptarësh përgjatë historisë së tyre tragjike.

Pamjet që ofron ai janë rrëqethëse dhe nuk shikohen kollaj. Ato nuk u lejohen të rinjve nën moshën 18 vjeçare, sepse janë skena të vërteta dhune që shkojnë përtej imagjinatës më të çmendur që mund të prodhojë një film horror.

Fotografitë e panumërta të tmerrit, që fillimisht e kanë shqetësuar vetë autorin e librit, vijnë, jo për të trazuar të sotmen, siç e kanë zakon fqinjët tanë me librat e tyre, po për të ndërprerë përsëritjen e makabriteteve historike”, theksoi me këtë rast, Doc.dr.Fatmir Sulejmani, ligjërues në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në USHT.

Autori, Prof.dr.Nusret Pllana, para auditorit në amfiteatrin e USHT-së, konfirmoi se dalja në dritë e monografisë e terrorit serb mbi shqiptarët zgjoi interesin e opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtarë.

Kjo monografi, deri më sot ka depërtuar në bibliotekat më të njohura botërore, dhe është promovuar në mbi dyzet shtete në mbarë botën, si SHBA, Australi, Norvegji, Suedi, Rumani, Francë, Britani të Madhe, dhe shumë shtete të tjera me ndikim ndërkombëtar.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, në amfiteatër, për pjesëmarrësit u prezantua filmi dokumentar ,,Rrugëtimi i një Libri”.

Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Fjala e Rektorit, Prof. dr. Vullnet Ameti në promovimin e monografisë ,,Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999”, të autorit, Prof. dr. Nusret Pllana.

Ne, sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës, para studentëve dhe profesorëve tanë promovojmë monografinë: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999”, të autorit, Prof. dr. Nusret Pllana.

Librat, apo monografitë e ndryshme nga fusha e historisë shkruhen për t’i sjellë të vërtetat e periudhave të ndryshme, për të cilat, historianët u referohen fakteve dhe dëshmive historike. Vlerësojmë se, monografia që sot e promovojmë është e këtij niveli shkencor, sepse është shkruar mbi bazën e ngjarjeve tronditëse dhe tmerrit që kanë përjetuar shqiptarët nga pushtuesi serb.

Kjo monografi, ka vlera të veçanta historike, sepse në formën më të argumentuar denoncon gjenocidin e bërë mbi popullin shqiptar nga regjimi më i egër dhe më çnjerëzor që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit.

Prof. dr. Nusret Pllana, në hyrje të librit thekson se: “Në të gjitha këto veprime dhune, pos organeve shtetërore, gjithmonë janë implikuar edhe institucionet shkencore e kulturore serbe, madje shumë aktive ishte edhe Kisha ortodokse serbe. Kjo monografi e Arkivit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një dëshmi më tepër, shumë e freskët për dhunën, terrorin e gjenocidin mbi popullin shqiptar, mbi artin, kulturën dhe trashëgiminë e tij. Fotografia dokumentare flet shumë për gjithçka që ka ndodhur. Kësaj radhe flasin ato në vend të fjalëve”.

Këto fakte, që i përmend profesor Pllana, i obligojnë akoma më shumë institucionet tona , punonjësit tanë akademikë e shkencorë, që të kaluarën tonë historike, para brezave të rinj, ta pasqyrojnë me kompetencë dhe me trajtimin e nevojshëm profesional.

Me këtë rast, autorin e librit e përgëzoj për kontributin e tij shumë të rëndësishëm dhe e inkurajojmë për ndërmarrje të reja në fushën e historisë.

Të flasësh për këtë libër do të thotë të apelosh te të tjerët ta lexojnë atë.

Vepra e profesor Pllanës, jo vetëm që ia vlen të lexohet, por edhe të nxjerrim porositë prej saj.

Sigurisht që, ne të kaluarën tonë duhet ta kujtojmë, por kjo që profesor Nusret Pllana shkruan në librin e tij, uroj që popullit shqiptar të mos i përsëritet kurrë më.

Në fund, të gjithë të pranishmëve Ju falënderoj edhe një herë për pjesëmarrjen në këtë promovim libri, ndërsa autorit të kësaj monografie, profesor Nusret Pllanës, i uroj suksese të reja në punën e tij të mëtejshme krijuese dhe shkencore.
Ju faleminderit!


Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana
Në USHT u promovua monografia -Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, prej vitit 1844-1999- e autorit Prof. dr. Nusret Pllana

Publikuar: 15.03.2013 | 15:11
Lexuar: 1525 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime