E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rektori i USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti e priti sot në një takim Berat Jakupin, kampionin e karatesë dhe Dardan Deharin, skiatorin e njohur nga vendi ynë.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i priti sportistët e dalluar, Berat Jakupin dhe Dardan Deharin



Rektori i USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti e priti sot në një takim Berat Jakupin, kampionin e karatesë dhe Dardan Deharin, skiatorin e njohur nga vendi ynë.

Me këtë rast, Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, të dy kampionët nga rajoni i Pollogut u uroi për sukseset e tyre që kanë arritur në fushat ku ata garojnë, po ashtu i përgëzoi për përkushtimin e tyre për të arriturat në këto nivele rajonale e ndërkombëtare, me çka ata e kanë përfaqësuar me dinjitet në fushën e sportit edhe vetë Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili deri më sot ka nxjerrë edhe kampionë të tjerë të fushave të ndryshme sportive, siç është kampioni i mundjes, Shaban Tërstena.

,,Ne si udhëheqësi e Universitetit, u shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë, për paraqitjet tuaja në garat vendore e ndërkombëtare, suksesi i Juaj është edhe sukses dhe arritje edhe për Universitetin tonë”, tha me këtë rast Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, dhe shtoi se ne si institucion, përmes Fakultetit të Kulturës Fizike, edhe në të ardhmen do t’ju ofrojmë mbështetjen e nevojshme profesionale, Juve dhe të gjithë të tjerëve që merren me këtë veprimtari të rëndësishme dhe me kultivimin e vlerave të mirëfillta sportive.

Berat Jakupi dhe Dardan Dehari, drejtuesve të Universitetit u shprehën falënderimet e tyre për përkrahjen e deritanishme dhe theksuan se ata ndjehen krenarë që i vijojnë studimet në USHT, respektivisht në Fakultetin e Kulturës Fizike, po ashtu, sukseset e tyre ia dedikojnë edhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Përndryshe, Berat Jakupi është kampion evropian në karate, kurse Dardan Dehari ka fituar disa vende të para në garat ku ka marrë pjesë, siç është vendi parë në Kupën e flamurit që u zhvillua vitin e kaluar në Kodrën e Diellit, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të Flamurit dhe Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, është anëtar dhe përfaqësueses i RM-së në garat ndërkombëtare në skijim, ku dhe ka fituar disa vende të rëndësishme në këtë fushë sportive.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i priti sportistët e dalluar, Berat Jakupin dhe Dardan Deharin
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i priti sportistët e dalluar, Berat Jakupin dhe Dardan Deharin
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i priti sportistët e dalluar, Berat Jakupin dhe Dardan Deharin
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i priti sportistët e dalluar, Berat Jakupin dhe Dardan Deharin
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i priti sportistët e dalluar, Berat Jakupin dhe Dardan Deharin

Publikuar: 15.03.2013 | 16:56
Lexuar: 1208 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime