E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me retorikën nacionaliste të përdoruar në fushatë, qoftë nga kryeministri apo nga përfaqësues të tjerë të partive politike, shkelet vlera dhe qëllimet e Marrëveshjes së Ohrit.
Retorika nxitëse, për pikë politike!





Me retorikën nacionaliste të përdoruar në fushatë, qoftë nga kryeministri apo nga përfaqësues të tjerë të partive politike, shkelet vlera dhe qëllimet e Marrëveshjes së Ohrit. Kështu shprehet Frosina Remeska, dekane në Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Sipas saj, kjo retorikë paraqet papërgjegjësi të politikanëve të cilët nuk marrin parasysh aspektin e sigurisë dhe efektet nga ato çfarë mund të sjellë kjo armiqësi. Sipas saj, një armiqësi e tillë mund të na kthejë edhe në vitin 2001. Remeska përjashton mundësinë e përsëritjes së konfliktit, por jo të një konflikti siç e quajti ajo, ‘të kontrolluar’, me qëllim të fshehjes së çështjeve të tjera të rëndësishme që duhen realizuar deri në korrik, e që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

“Politikanët si duket nuk e kuptojnë përgjegjësinë politike për sa i përket retorikës që shpalosin në fushata, pasi shkelin vlerën dhe qëllimet e Marrëveshjes së Ohrit. Me atë retorik që dëgjuam edhe nga kryeministri në Kërçovë, edhe nga përfaqësuesit e partive politike dhe fjalimet për bashkim në baza etnike, flasin se nuk e kemi kuptuar qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe përgjegjësinë shoqërore, politike dhe qytetare në menaxhimin e konflikteve politike në periudhën post konflikti”, Frosina Remeska, dekane e fakultetit të sigurisë Shkup.

Kolegu i saj nga Beogradi, Radomir Millashinoviq thekson se akoma është reale projekti për ‘Shqipëri të Madhe’ ndërsa Remeski thotë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë do të relativizonte ambiciet për ndryshim të kufijve.

“Nuk ka përfunduar, për shkak të një arsyeje të thjeshtë, pasi është mjaft aktuale tema për realizimin e projektit për ‘Shqipëri të Madhe’ ....ai është akoma real, nuk ka qenë reale edhe para 20 vitesh, të presim gjithë këtë që ndodhi, por ndodhi. Deklarata e Berishës dhe vërejtjet që erdhën nga Uashingtoni dhe Evropa, a nuk janë sinjal i mjaftueshëm për të analizuar qëndrimet e disa qendrave nëse janë tërhequr apo jo nga projektet e tilla?”, deklaroi Radomir Millashinoviq, dekan i fakultetit për siguri pranë Universitetit të Beogdait.

“Unë habitem me papjekurin tonë politike që t’i lexojmë porositë..., se bashkësia ndërkombëtare duke zgjidhur kontestin mes Beogradit dhe Prishtinës na lehtëson zgjidhjen e problemeve tona të brendshme e që kanë vulë etnike. Zgjidhja e sigurt mes Prishtinës dhe Beogradit i relativizon të gjitha ambiciet për ndryshim kufijsh në Ballkan”, tha Frosina Remeska, dekane e fakultetit të sigurisë – Shkup.

Këto komente u bënë në Shkup gjatë ligjëratës së sotme për çështjen e sigurisë, rreziqet, kërcënimet dhe sfidat në rajon.

Gjyltene Rexhallari, Alsat-M

Publikuar: 17.03.2013 | 01:04
Lexuar: 814 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime