E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Përshevcë të Komunës së Tearcës, në bashkëpunim me Organizatën jo qeveritare “Të rinjtë për të rinjtë” ka bashkuar në një vend tre kandidatët e partive politike për kryetar komune. Ata edhe pse me vonesë ishin pjesë e një ndeshje futbolli që për moto kishte fushatën e qetë parazgjedhore.
Tearcë, sporti bashkon politikën!



Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Përshevcë të Komunës së Tearcës, në bashkëpunim me Organizatën jo qeveritare “Të rinjtë për të rinjtë” ka bashkuar në një vend tre kandidatët e partive politike për kryetar komune. Ata edhe pse me vonesë ishin pjesë e një ndeshje futbolli që për moto kishte fushatën e qetë parazgjedhore.

“Ne sot arritëm të organizojmë një turne me moton sporti na bashkon të gjithëve. Ky është një fillim në kuadër të një fushate e cila zhvillohet e qetë e butë dhe duam i gjithë populli ta kuptojë që kjo fushatë të zhvillohet butë qetë. Një mesazh kam për të gjithë bashkëqytetarët e Komunës së Tearcës që masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë atë që ata mendojnë”, tha Daut Shasivari, kryetar i BL Pershevcë.

Nga Organizata joqeveritare “Të rinjtë për të rinjtë” thonë se mesazhi i këtij manifestimi është i qartë, ‘jo ndasive politike, po unitetit’.

“Ideja e këtij organizimi ishte që pikërisht në mes të fushatës politike për zgjedhjet komunale 2013, ne deshëm të përcjellim një mesazh se, edhe përkundër ndasive politike ne dimë edhe të bashkohemi dhe të organizohemi dhe sporti është një mënyrë për këtë. Ajo që jemi duke bë këtu, është që forumet rinore të të tre partive në Komunën e Tearcës, dhe një ekip nga sektori jonë, garojnë mes veti në frymën e sportit bashkimit dhe harmonisë mes tyre”, tha Nadi Sabiti, OJQ “Të rinjtë për të rinjtë”.

Tre kandidatët për kryetarë të mundshëm të Komunën e Tearcës nga radhët e BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së përshëndetën këtë manifestim ndërsa për fituesit ndanë çmimet.

Bashkim Sulejmani, Alsat-M
Tearcë, sporti bashkon politikën!
Tearcë, sporti bashkon politikën!

Publikuar: 17.03.2013 | 17:46
Lexuar: 950 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime