E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me kërkesë të deputetit të BDI-së Safet Neziri, për shkak të, siç tha ai, nevojës për një analizë më të detajuar të raportit të grupit të punës. Propozimi i Nezirit u pranuar nga të gjithë anëtarët e Komisionit, ndërsa Cvetko Grozdanov nga VMRO-DPMNE-ja, kërkoi që në raportin e grupit të punës të përmirësohet një lëshim teknik që ka të bëjë me informacionet e marra nga Ministria e Mbrojtjes.
Shtyhet mbledhja e Komisionit anketues për rastin e Sopotit










Komisioni anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, sot duhej të debatonte për raportin 200 faqeshe të grupit të punës për rastin e Sopotit, por seanca u shty për 11 dhjetor me kërkesë të deputetit të BDI-së Safet Neziri, për shkak të, siç tha ai, nevojës për një analizë më të detajuar të raportit të grupit të punës.

“Unë kërkoj dhe propozoj nga Komisioni anketues që të kemi informacione dhe analiza të detajuara dhe që të jemi më objektiv rreth sjelljes së vendimeve që ka për obligim Komisioni Anketues kërkoj që mbledhja e sotshme të prolongohet të kemi edhe një afat të caktuar për ti analizuar të gjitha informacionet të cilat neve na ka ofruar grupi i punës për rastin e Sopotit, pra kërkoj prolongim të mbledhjes së sotshme”, deklaroi Safet Neziri – deputet i BDI-së.

Propozimi i Nezirit u pranuar nga të gjithë anëtarët e Komisionit, ndërsa Cvetko Grozdanov nga VMRO-DPMNE-ja, kërkoi që në raportin e grupit të punës të përmirësohet një lëshim teknik që ka të bëjë me informacionet e marra nga Ministria e Mbrojtjes.

“Do të doja në përputhje me atë që biseduam të bëjmë një formulim të ri të një fjale ku thuhet ‘Për shkak të shqyrtimit objektiv të gjendjes dhe fakteve të caktuara’, faktet nuk i shqyrtojmë, por i gjejmë momentet e reja, mundësinë për përsëritjen e procedurës së caktuar. Këto janë lëshime teknike ku duhet të shtohet raporti 9 si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi Grozdanov.

Sipas anëtarëve të grupit të punës, raporti 200 faqesh, në vete përmban fakte të reja që dëshmojnë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në rastin e Sopotit dhe të cilat asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga organet gjyqësore kur kanë sjellë vendimet për dënimin e 11 banorëve të Sopotit.

Në ditën kur është caktuar mbledhja e Komisionit anketues, më 11 dhjetor gjithashtu, në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca gjyqësore për Zenel Klaiqin dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij që janë në arrati. Nga kjo seancë avokatët presin aprovimin e ankesës së tyre, që do çonte në lirimin nga akuza të të gjithë të akuzuarve, ose të paktën të rikthente procesin në Gjykatën Themelore.
/Shkëlzen Aqifi, Alsat-M/

Publikuar: 04.12.2009 | 07:20
Lexuar: 1045 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime