E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Piktura është ekspozuar në Buckland Abbey, në juglindje të Britanisë, në ish shtëpinë e Francis Drake, britaniku i parë që lundroi përreth gobit nga 1577 në 1580.
Zbulohet në Londër autoportreti i Rembrandt
Një pikturë e dhuruar "National Trust", agjencisë përgjegjëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike e natyrore të Mbretërisë së Bashkuar, është identifikuar si një autoportret i Rembrant, me një vlerë rreth 20 milionë stërlina (23 milionë euro).

Vepra u la në National Trust në 2010 nga trashëgimtarët e zonjës Edna, bashkëshortes së baronit Harold Samuel të Wytch Cross, i cili ishte një koleksionist i famshëm i artit hollandez dhe flamand.

Piktura është ekspozuar në Buckland Abbey, në juglindje të Britanisë, në ish shtëpinë e Francis Drake, britaniku i parë që lundroi përreth gobit nga 1577 në 1580.

Për një kohë të gjatë ishte menduar se portreti, ku artisti shfaqet me një kapele me pendë të gjatë të bardhë, ishte vepër e nxënësit të Rembrandt.

Por një kërkim i kryer nga Ernst van de Wetering, eksperti më i njohur i artit të piktorit hollandez Rembrant dhe kreu i Rembrandt Research Project, tregoi se në fakt piktura është realizuar nga vetë mjeshtri.

Më 1968, një grup kërkuesish përcaktoi se piktura, ku duket qartë firma e Rembrant dhe data 1635, kur piktori ishte 29 vjeç, ishte realizuar nga një nxënës i tij, thotë Van de Wetering.

"Por në 45 vitet e fundit kemi mbledhur shumë informacion mbi autoportretin e Rembrant dhe mbi lëkundjet e stilit të tij"- shpjegon Van de Wetering. Teknika e përdorur për realizimin e kësaj vepre i ngjan asaj të përdorur për vepra të tjera të realizuara nga piktori në fillimet e veta.

National Trust nuk mund të shesë pikturën që do të qëndrojë edhe për tetë muajt të tjerë në Buckland Abbey përpara se t'i nënshtrohet verifikimeve të tjera. (/ap)
Zbulohet në Londër autoportreti i Rembrandt

Publikuar: 19.03.2013 | 13:33
Lexuar: 1008 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime