E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Juria unanimisht vendosi që vepra e Simakut e ridimensionon instrumentin në një mënyrë vizionare dhe krejtësisht origjinale. Ata e lavdëruan veprën për virtuozitetin, thellësinë ekspresive të saj dhe imagjinatën e fuqishme. Duke komentuar marrjen e këtij çmimi, Thoma Simaku tha se fitimi këtij çmimi në Britaninë e Madhe për të do të thotë shumë.
Shqiptari Simaku shpallet “Kompozitori i vitit” në Britani












Duke i befasuar të gjithë, një kompozitor shqiptar ka fituar çmimin prestigjioz “Kompozitori i vitit” në Britaninë e Madhe. Thoma Simaku, lektor në Universitetin e Yorkut e mori këtë çmim gjatë ceremonisë së përvitshme organizuar nga Akademia Britanike e Autorëve të Këngëve, Kompozitorëve dhe Autorëve në Londër "British Academy of Songeriters, Composer and Authors (BASCA).

Juria unanimisht vendosi që vepra e Simakut e ridimensionon instrumentin në një mënyrë vizionare dhe krejtësisht origjinale. Ata e lavdëruan veprën për virtuozitetin, thellësinë ekspresive të saj dhe imagjinatën e fuqishme. Duke komentuar marrjen e këtij çmimi, Thoma Simaku tha se fitimi këtij çmimi në Britaninë e Madhe për të do të thotë shumë.

"Ky çmim ka një rezonancë të madhe mbarëkombëtare dhe jehona që i ka bërë BBC-ja është vërtetë domethënëse. Ndihem shume i gëzuar që vepra është radhitur përkrah kompozitorëve më të njohur anglezë", ka deklaruar ai, transmeton Top Channel.

Zef Mazi, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar e ka komentuar këtë si një lajm tepër të mirë për atë personalisht, njëkohësisht edhe për Shqipërinë. Ambasadori Mazi tha se niveli që Simaku ka arritur në fushën e muzikës dhe kompozimit në botë është krenari për çdo shqiptar.

Kompozitori shqiptar gjatë këtyre viteve që jeton dhe punon në Angli ka fituar një mori çmimesh në shumë konkurse ndërkombëtare.

Publikuar: 06.12.2009 | 03:35
Lexuar: 1839 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime