E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesën e Bashar al Asadit, të publikuar nga agjencia shtetërore siriane, theksohet se forcat e tij do ta pastrojnë vendin nga sulmuesit.
Asad: Do ta pastrojmë vendin nga ekstremistët







Presidenti sirian Bashar al Asad deklaroi se do ta pastrojë vendin nga ekstremistët islamikë të cilit, siç thotë, janë përgjegjës për sulmin e djeshëm vetëvrasës ndaj xhamisë në Damask me ç'rast humbën jetën 42 persona.

Mes viktimave në sulm është edhe kleriku sunit Mohamed el-Buti, i njohur si ithtar i presidenti sirian.

Në kumtesën e Bashar al Asadit, të publikuar nga agjencia shtetërore siriane, theksohet se forcat e tij do ta pastrojnë vendin nga sulmuesit.

Asadi theksoi se kleriku i vrarë ishte përfaqësues i islamit të vërtetë, kundrejt forcave të errëta të ideologjisë ekstremiste.

Shpërthimi ndodhi dje gjatë lutjes së mbrëmjes, vetëm disa orë pasi KB-ja paralajmëroi hetim për shfrytëzim të mundshëm të armëve kimike në konfliktin sirian.

Publikuar: 23.03.2013 | 11:31
Lexuar: 677 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime