E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri më tani numri i aplikacioneve ka qenë mesatarisht më i ulët, 70 deri 90 pas thirrjes publike.
Ndryshimet në programin IPARD mundësi për shfrytëzim drastik më të madh të mjeteve të BE-së









Para për blerje të mekanizimit më bashkëkohor, për ndërtim, jo vetëm për renovimin e serrave, për rindërtimin e qumështoreve, fermave, kapaciteteve përpunuese në industrinë e mishit, si dhe për ndërtimin, jo vetëm për renovimin e objekteve për turizëm rural, janë pjesë të ndryshimeve të programit IPARD. Implementimi i tyre do të startojë me thirrjen e ardhshme publike që duhet të publikohet në qershor të këtij viti.

Siç kumtoi sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Zoran Konjanovski, është zvogëluar kufiri për aplikim që mundëson IPARD kërkesat të parashtrojnë edhe bujqit më të vegjël, por është rritur edhe shuma për projektet më të mëdha.

Ndryshimet, njëherit mundësojnë për mjetet paraqasëse të konkurrojnë edhe ndërmarrjet e vogtla dhe të mesme për shkak të së cilës pritet absorbim më i madh i fondeve evropiane.

Deri më tani numri i aplikacioneve ka qenë mesatarisht më i ulët, 70 deri 90 pas thirrjes publike.

"Tani do të jetë kjetërisht ndryshe. Presim prej rreth 1.000 aplikacione, që do të thotë edhe shumë absorbim më serioz i mjeteve", përmendi drejtori i Agjencisë paguese Toni Dimovski.

Deri më tani traktorët nuk ka qenë pjesë e programit IPARD. Mekanizmi është bashkëfinancuar përmes Programit për zhvillim rural.

Maqedonisë i mbeten edhe disa dhjetëlra milionë euro nga periudha 2012/13, si dhe shuma nga periudha e kaluar, e cila transferohet me rregulla të caktuara të BE-së. Është e mundur që një pjesë të humben, por në vijim është krijimi i IPARD 2 ku bashkëpunojmë në mënyrë interaktive në raporte me masat dhe mënyrën e aplikimit.

Publikuar: 26.03.2013 | 16:33
Lexuar: 731 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime