E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Praga, ndërtesa e cila është e lartë 111 metra dhe ka 28 kate, do të lëshohet në përdorim për disa javë.
Në Bërno u ndërtua ndërtesa më e lartë në Çeki








Ndërtesa më e lartë në Çeki nuk gjenden në kryeqytetin Pragë, por në Bërno, i dyti qytet sipas madhësisë në vend, i cili gjendet në juglindje të vendit.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Praga, ndërtesa e cila është e lartë 111 metra dhe ka 28 kate, do të lëshohet në përdorim për disa javë.

Ndërtimi me ngjyrë të bardhë dhe portokalli duket elegant dhe sipas mendimeve të autorëve të saj, arkitektët Gustav Krivinça dhe Alesh Burian qëllimi është të disenjohet "ndërtesë e paharuar, silueta e së cilës do të hyjë në dialog me shpirtin e qytetit".

Unikate dhe në të njëjtën kohë, është e veçantë thyerja e dyfishtë e njërës prej dy blloqeve banesore të objektit, e cila në mënyrë imagjinare e krijon shkronjën "Z" e cila është pjesë e emrit të rrokaqiellit të emëruar "AZ Tauer".

Ndërtesa është e pajisur me ventilacion, i cili kontrollohet sipas anëve të botës, njejtë si dhe gjatë hapjes së zakonshme të dritares.

Unikate është mënyra e ngrohjes dhe klimatizimit me ndihmën e pompave të vendosura nën ndërtesë, si dhe mënyra për zvogëlimin e harxhimit të energjisë në hapësirat e përbashkëta që sigurohet me panela elektrike, të vendosura në fasadën jugore të kullës.

Në hyrje ka restoran, dyqane, qendër fitnesi dhe zyra të ndërmarrjeve.

Publikuar: 30.03.2013 | 13:13
Lexuar: 4545 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime