E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesa e vjetër e qytetit është e thjeshtë për orientim, ndërsa rrugicat janë të shtruara me pllaka, kështu që janë parajsë e vërtetë për ardhuresit e ecjes në këmbë.
Praga - qyteti magjik i të dashuruarve










Kryeqyteti i Çekisë po i tërheq turistët me pallatet, rrugët dhe birrën e tyre, ndërsa pranvera është stina e vërtetë për të vizituar këtë qytet romantik.

Edhe pse shumica mendojnë se Praga është më romantike në dimër, koha e vërtetë për ta vizituar "qytetin e artë" është pranvera, për shkak se me rrezet e para të diellit kullat dhe kupolat e qytetit me të vërtetë ndiçojnë me shkëlqim të artë.

Për këtë arsye "qyteti i qindra kullave" (ka më shumë se 500) është një në vargun e emërtimeve me të cilat çekët në mënyrë përkëdhelëse e quajnë kryeqytetin e tyre.

Praga është lokacion i shkëlqyeshëm për të dashuruarit, të cilët i lë pa frymë falë rrugicave të ngushta, kështjellave të vjetra, mejhaneve të hareshme dhe birrën më të mirë.

Në qytet jetojnë më shumë se një milion njerëz, por transporti në mënyrë të përkryer funksionon, edhe me metro deri në qendër mbërrihet për një moment...

Pjesa e vjetër e qytetit është e thjeshtë për orientim, ndërsa rrugicat janë të shtruara me pllaka, kështu që janë parajsë e vërtetë për ardhuresit e ecjes në këmbë.

Në kuadër të tureve falas, ciceronët çdoherë këshillojnë se duhet të niset nga Kështjella e Pragës, që vlen si një nga komplekset më të mëdha të kështjellave në botë. Në përbërjen e tij janë pallata (në të cilat qëndrojnë presidenti dhe kardinali), disa kisha, kopshte, manastir, galeri.

Pragën e kanë themeluar sllovenët në shekullin 9, por kulmin e saj e ka arritur gjatë qeverisjes së Karlos së Katërt. Ai jo vetëm që e ka ndërtuar një prej urave më të bukura në botë, por edhe ka urdhëruar që kullat të prarohen me arë që të shndërrisin prej së largu.

Ndërtimi më i fotografuar, megjithatë, është Kulla e Astronomit (me 12 apostuj të cilët kanë domethënien e fundit të ditës) në të cilin shesh ndodhet përmendoreja e Jan Husit.

Publikuar: 30.03.2013 | 13:36
Lexuar: 1813 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime