E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambergris Kaje është krenari e Belizes, shtet i cili është i njohur për nga shkëmbi i dytë koral sipas madhësisë në botë, menjëherë pas atij australian, shkruan gazeta "Gardian".
Ishulli më i bukur në botë është...(FOTO)









Belize edhe pse është vend i vogël tropikal në Amerikën Qendrore mund të lëvdërohet me ishullin më të bukur në botë, për shkak se turistët e kanë vendosur Ambergris Kajen në kreun e listës të ishujve më të bukur.

Ambergris Kaje është krenari e Belizes, shtet i cili është i njohur për nga shkëmbi i dytë koral sipas madhësisë në botë, menjëherë pas atij australian, shkruan gazeta "Gardian".

Sipas votave të vizitorëve në faqen TripAdvisor vendet e Karaibeve kanë ishujt më të bukur, për shkak se në vend të dytë gjendet Sent Xhon, i cili u përket Ishujve të Virgjër, ndërsa në vendin e tretë ndodhet ishulli i njohur Bora Bora.

Kur është në pyetje kontinenti i vjetër, vendin e parë e mori ishulli grek Santorini, i cili njëherit është edhe ishulli i vetëm evropian midis dhjetë ishujve më të bukur në botë.

Greqia pa konkurrencë është vend evropian me ishujt më të bukur, për shkak se përveç se Santorini në listën evropiane ndodhen edhe Qefalonia, Naksos dhe Zakintosi.

Pason lista e dhjetë ishujve më të bukur në botë:

1. Ambergris Kaje, Belize

2. Sent Xhon, Ishujt e Virgjëra

3. Bora Bora, Polinezia franceze

4. San Huan, SHBA

5. Santorini, Greqi

6. Ishulli i Grave, Meksikë

7. Morea, Polinezia franceze

8. Ko Tao, Tajlandë

9. Ishujt e Pashkëve, Kili

10. Nosi Be, Madagaskar

Lista e ishujve më të bukur evropian:

1. Santorini, Greqi

2. Qefalonia, Greqi

3. Kapri, Itali

4. Naksos, Greqi

5. Mejnland, Skoci

6. Goco, Maltë

7. Zakintos, Greqi

8. Xherzi, Britani e Madhe

9. Skaj, Skoci

10. Fuerteventura, Spanjë.
Ishulli më i bukur në botë është...(FOTO)
Ishulli më i bukur në botë është...(FOTO)
Ishulli më i bukur në botë është...(FOTO)
Ishulli më i bukur në botë është...(FOTO)

Publikuar: 30.03.2013 | 22:55
Lexuar: 9857 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
hlit (11/05/2015 21:26:48) Ky vend ja vlen te jet ishulli i mrir

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime