E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Maqedoni, kryesisht, burrat nuk janë të përgatitur për këtë, por kur të kalojë e tërë kjo, iu vjen mirë që kanë marrë pjesë.
Baballarët gjatë lindjes: po apo jo?










Kohëve të fundit shumë baballarë marrin pjesë në lindjen e fëmijëve të tyre. Kjo në spitalet private nuk paguhet në mënyrë shtesë, por lejohet, kuptohet, vetëm në raste të lindjeve normale. Nga atje thonë se baballarët, kryesisht, shumë mirë mbahen.

Gjatë periudhës së shtatzënisë çdo grua, mes tjerash, mendon edhe për atë se ku do ta sjellë në jetë fëmijën e saj. Nëse më herët nuk kishim shumë zgjidhje, dhe dilema kur bisedohej për në Shkup ishte mes qendrës Klinike dhe spitalit në Çair, tani punët janë kryesisht të zgjeruara. Zgjidhje u shtua edhe me tri spitale private, ndërsa dilema në periudhën më të re është tek baballarët. Të marrin pjesë gjatë lindjes apo jo?

Si përgjigje e të gjitha pyetjeve në lidhje me lindjet që i mundojnë ata që janë në pritje të fëmijës së tyre, kërkuam të na flasin për përvojat e tyre tre gra që kanë lindur nëpër spitale të ndryshme, ndërsa për atë se a duhet apo nuk duhet baballarët të marrin pjesë gjatë lindjes tek bashkëshortet e tyre, kërkuam përgjigje nga tre baballarë.

Përvojat e baballarëve

Autori amerikan, kolumnisti dhe radio-udhëheqësi, Armin Brot, në temën a duhet të marrin pjesë baballarët gjatë lindjes së fëmijës të tyre apo jo, shpirtërisht kishte vërejtur: Jo shumë më parë, kur kjo gjeneratë riprodhuese e tanishme për herë të parë e shef dritën e ditës, baballarët nuk ishin as të pranishëm as të dëshiruar gjatë lindjeve. Tash, nëse një prind nuk kërcen nga gëzimi që do të marrë pjesë gjatë lindjes dhe nuk i bën të gjitha parapërgatitjet për lindjen, e quajnë si neandertal. E kush? Më shpesh këto të dyja: nëna e ardhshme dhe e ëma e saj.

Për dallim nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të 20-të, kur burrat e kishin të ndaluar të merrnin pjesë gjatë lindjeve, sot kjo iu është lëshuar në dëshirë të secilit prind të ardhshëm.

Megjithatë, nëse ndonjëri nga burrat nuk ka edhe ndonjë gëzim të madh për mendimin e të qenit prezent gjatë lindjes, thonë ekspertët, le të mos hidhen shumë. As janë neandertalë, as të vetmit me atë ndjenjë fajësie. Të gjitha shqetësimet dhe ndjenjat e tyre që i ndalojnë ta bëjnë atë me gëzim të madh janë më se normale. Më shumë se gjysma e baballarëve të ardhshëm, janë të ndarë në mendimin për të marrë pjesë gjatë lindjes. Për këtë, mjekët rekomandojnë që, para se ta sjellin vendimin final do marrin apo jo pjesë në të, të bisedojnë me ndonjë shok që tanimë ka marrë pjesë gjatë lindjes. Edhe ai, me siguri se është përballur me të njëjtat dilema, dhe ndoshta do t'ju ndihmonte me këshillë. Dhe nëse ndodh që të mos i këshillojë asgjë konkrete, do ishte e mjaftueshme edhe sikur të bisedonin pak dhe asgjë më shumë, të kuptojnë se nuk janë baballarët e vetëm me dy mëndje. Si do që të jetë, edhe pse shumë studime e kanë konfirmuar rëndësinë e afërsisë së babait me fëmijën që në lindjen e tij, mos pjesë marrja në lindje, pa marrë parasysh nëse është fjala për arsye apo thjeshtë për një ndjenjë se ata nuk duhet të jenë aty gjatë lindjes, asgjë nuk do prish marrëdhëniet e tij me fëmijën. Lindja është moment i rëndësishëm në jetë, port ë jemi të realët nuk është e vetmja gjë.

Pjesëmarrja e prindit në lindje, është një praktikë e cila një kohë të gjatë praktikohet në perëndim dhe e cila atje është tërësishme normale. Tek ne, kjo ende nuk është aq e popullarizuar, por kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë baballarë duan të jenë prezentë në lindjet e pasardhësve të tyre. Edhe pse disa hulumtime tregojnë se pjesëmarrja e tyre në sallën e lindjes i vjen për ndihmë nënës, nuk pajtohen të gjithë mjekët shkaku se kjo, vlerësojnë disa mjekë, mund t'ia vështirësojë edhe më tepër vetë aktin e lindjes.

Shembuj në Maqedoni

Në Maqedoni, kryesisht, burrat nuk janë të përgatitur për këtë, por kur të kalojë e tërë kjo, iu vjen mirë që kanë marrë pjesë.

Përvojën e tyre në këtë temë, e ndanë me ne disa baballarë. Një nga ata është Nenad Millosavlevski, i cili me familjen e tij jeton në Kanada. Ai thotë se, atje, pjesëmarrja e babait në aktin e lindjes së fëmijës të tij është më se normale. Më shumë baballarë marrin pjesë në lindje dhe e kanë të lejuar të jenë më nënën dhe fëmijën për sa të duan.

"Nuk ekziston asnjë lloj procedure. Do ju veshin në veshje sterile dhe hyni në sallë. Gruaja ime lindi me operacion cezarian, por, megjithatë më lejuan që të jem aty. Operacioni bëhet me mpirje lokale, (ma merr mendja që bëhet fjalë për anestezion epidural), unë ndodhen pas një lloj perdeje e cila kalon përafërsisht në lartësinë e gjoksit të nënës e cila është në tavolinën për operime, ulem pranë saj bisedoj dhe dëgjoj çka ndodhë, derisa sa kirurgu në fund nuk e nxjerr beben. Kjo kënaqësi nuk paguhet sepse shëndetësia është komplet e mbuluar. Dhe në fund, do ua kisha rekomanduar këtë të gjithë prindërve" thotë Nenadi.

Sipas Martin Gjoshevskit nga Shkupi, i cili në tentimin e tij për të marrë pjesë në lindje pas saj e ka mallkuar mjekun gjinekolog, i cili i pati thënë se shumica e burrave, pasi marrin gjatë lindjeve të grave të tyre, seksualisht bëhen jo funksional.

"Si do që të jetë, kush e di a do e kisha duruar një gjë të tillë, sepse do isha shumë nervoz duke pritur mjekun të më tregojë për vajtjen e lindjes" pranon ai.

Marko Georgievski nga ana tjetër thotë se ka marrë pjesë në lindjen e gruas së tij tek fëmijët binjak në qendrën Klinike në Shkup.

"Doli një përvojë e bukur dhe me ngrohtësi do ua kisha rekomanduar të gjithëve. Edhe pse në fillim isha me dy mëndje, tanimë nuk do kisha pasur asnjë dilemë. Kënaqësia është e papërsëritshme dhe totalisht ndryshe nga tregimi që do ua tregonin se si ka rrjedhë e tërë procedura. Dhe më kryesorja nga të gjitha është se, unë përdallim nga disa shokë të mi nuk kam nevojë asnjëherë ta dëgjojë tregimin në detaje sepse vet isha dëshmitari të njëjtës", tregon Marko.

ÇKa i mundon gratë?

Bashkëbisedueset tona, shumë më shumë se pjesëmarrja e burrave të tyre gjatë lindjes, iu interesojnë ca pyetje të tjera. Për shembull, çka duhet të merr me vete gruaja me barë në lindje kur të vijë koha për të lindur, sa kushton lindja normale dhe sa ajo me operacion, a ekzistojnë mundësitë për të marrë qeliza bazë nga kërthiza e lidhur dhe sa kushton kjo, a është i obliguar të merr pjesë në lindje edhe mjeku që iu ka përcjellë shtatzëninë apo se, këtë mund ta bëjë dikush tjetër, si është vendosja dhe ushqimi…? Si duket, më pak e rëndësishme për bashkëbisedueset tona ka qenë ndjenja e pjesëmarrjes së burrave të tyre.

Ata, për të gjitha që i pret akti i lindjes, dhanë disa përgjigje për këto pyetje. Dhe kështu, sipas tyre, më me rëndësi është që gruaja me barrë me vete ta marrë dokumentacionin shëndetësor që është përcjellë shtatzënia, si dhe dokumentet për grupin e gjakut, RH-faktorin dhe rezultatin e analizave mikrobiologjike, nëse e njëjta nuk ka qenë paciente e ndjekjes së shtazënisë në institucionin ku do ta kryejë aktin e lindjes.

Sa i përket pyetjes së cili mjek do duhej të kishte qenë në aktin e lindjes, në disa spitale, nga dinamika e punës që kanë, jo çdo herë ka mundësi që mjeku i cili ka ndjekur shtatzëninë të merr pjesë edhe në aktin e lindjes tek secila paciente, edhe përkundër të gjitha tentimeve. Megjithatë, sipas politikës së tyre të punës dhe etike, të gjithë pacientët trajtohen në mënyrë të njëjtë, pa marrë parasysh se cili mjek është në ndrim. Por gjithsesi se nëse do ishte e mundur, i njëjti do e drejtonte lindjen. Në spitalet tjera, nga ana tjetër, së paku deri më tani, i njëjti mjek që e ka ndjekur shtatzëninë, i njëjti ta kryej edhe aktin e lindjes tek pacientja. Sipas marrëveshjes për bashkëpunim me selitë e bankave të njohura për qelizat bazë të pacientëve e kanë të mundësuar edhe këtë shërbim mjekësorë, përçmimin, secila paciente veçmas merret vesh me shtëpitë që e drejtojnë këtë lloj pune.

Sa i përket pyetjes kryesore të temës sonë, se, a është mirë të merr pjesë i ati gjatë lindjes apo jo, bashkëbisedueset tona shprehen:

Valeria: Personalisht, nuk desha që burri im të jetë aty sepse mendoj se nuk do mund të koncentrohesha në lindje. Sidoqoftë, nuk mu desh shumë që ta bindin burrin për këtë.

Lidija: Ka burra që në momente të atilla ndjejnë plogështi dhe marramendje, dhe mjekët e kanë patjetër të iu ndihmojnë, dhe në të njëjtën kohë edhe të ndihmojnë gruan në lindje. Kishte indikacione që burri im të jetë njëri prej tyre, dhe vërtetë isha në dilemë të madhe. Kur kuptova se edhe ai vetë ka frikë nga kjo gjë, vendosa të mos eksperimentoj. U morëm vesh që është më mirë të mos jetë aty. Por se mund të hyj dhe ta sheh Damjanin por sa të lind.

Margarita: Burri im donte që të marrë pjesë gjatë lindjes, dhe mund të ju them se kjo kishte rëndësi shumë të madhe, sepse ndjeja frikë për atë që më ndodhte. Fjalët e tij dhe vetë prania e tij ishin të mjaftueshme që gjithçka të jetë më e durueshme.

Publikuar: 01.04.2013 | 19:14
Lexuar: 1781 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime