E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lewis Hamilton shfaqet prepotent në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Kinës duke regjistruar kohën më të shpejtë. Piloti i Mercedes arrin pole positionin e parë për këtë sezon por gjithçka në Shanghai u vendos në sesionin e 3 të provave aty ku skuadrat zhvilluan vetëm nga një xhiro për kohën më të shpejtë për shkak të gomave me justifikimin për të mos i konsumuar për garën e së dielës.
Formula 1, Hamilton si “rrufe” në Shanghai
Lewis Hamilton shfaqet prepotent në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Kinës duke regjistruar kohën më të shpejtë. Piloti i Mercedes arrin pole positionin e parë për këtë sezon por gjithçka në Shanghai u vendos në sesionin e 3 të provave aty ku skuadrat zhvilluan vetëm nga një xhiro për kohën më të shpejtë për shkak të gomave me justifikimin për të mos i konsumuar për garën e së dielës.

Pas Hamilton u pozicionua Raikkonen me Lotus e pas tij Fernando Alonso me Ferrari. Pas tyre vijojnë Rosberg, Massa e Vettel me këtë të fundit që preferoi të mos zhvillonte asnjë xhiro në sesionin e fundit sepse strategjia e Red Bull është e qartë, do ta nisë garën me goma të forta e jo të buta që të qëndrojë sa më gjatë në pistë. Pikërisht për shkak të gomave të forta dhe problemeve me presionin e karburantit Webber doli nga pista në sesionin e dytë dhe do të niset i 14 të dielën.

Publikuar: 13.04.2013 | 10:40
Lexuar: 749 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime