E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesën e organizatës "European Consumers Choice" thuhet se Stambolli është qyteti i vetëm i vendosur në dy kontinente, si dhe ajo se ai është qytet ku takohen Lindja dhe Perëndimi.
Stambolli është destinacioni më i dëshiruar evropian për vitin 2013
- Organizata jopërfituese "European Consumers Choice", si rezultat i votimit të punënjësve turistik dhe turistëve, e shpalli Stambollin si destinacionin më të mirë evropian për vitin 2013.

Organizata e përmendur, me seli në Bruksel, hulumtimin për destinacionin më të dëshiruar për europianët e realizoi gjatë tre javëve të fundit.

Stambolli është shpallur si destinacioni më i dëshiruar, ndërsa menjëherë pas tij u plasuan Lisbona, Vjena, Barcelona, Amsterdami, Madridi, Valeta, Nica, Milano dhe Stokholmi.

Në kumtesën e organizatës "European Consumers Choice" thuhet se Stambolli është qyteti i vetëm i vendosur në dy kontinente, si dhe ajo se ai është qytet ku takohen Lindja dhe Perëndimi.

Stambolli u bë i njohur për nga pallatet e saj dhe vendet të cilat njeriut i kushtojnë qetësi, thuhet mëtej në kumtesë.

Nga organizata rekomandojnë për të vizituar Stambollin në vitin 2013 kur do të hapet edhe qendra kulturore "Ataturk" në Taksim dhe projektin hekurudhor i ngjashëm me Eurotunelin.

"European Consumers Choice" për destinacion më të dëshiruar për vitin 2010 e shpalli Lisbonën, ndërsa për vitin 2011 dhe 2012 ishin Kopenhaga dhe Porto.
Stambolli është destinacioni më i dëshiruar evropian për vitin 2013

Publikuar: 15.04.2013 | 06:27
Lexuar: 5156 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime