E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bien në sy skualifikimi nga kjo garë e nobelistit Orhan Pamuk, me librin e tij "Silent house".
Kadare në garë për çmimin britanik










Është publikuar lista e shkurtë prej 6 shkrimtarësh, që janë në garë për marrjen e çmimit "The Independent".

Në këtë listë bie në sy emri i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, që me romanin "Darka e gabuar" (në anglisht The Fall of the Stone City, nga shqipja e John Hodgson) ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe shtypit britanik.

The Independent Foreign Prize, është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Nga lista e gjatë prej 16 shkrimtarë dhe 13 gjuhë, kjo listë është shkurtuar në 6 autorë dhe 4 gjuhë: (Darka e gabuar) e Ismail Kadare, Dublinesque e Enrique Vila-Matas (Spanjë), The Detour e Gerrband Bakker (Danimarkë), Traveller of the Century e Andrés Neuman (Spanjë), Bundu e Chris Barnard (Afrikë), dhe Trieste e Dasa Drndic (Kroaci).

Bien në sy skualifikimi nga kjo garë e nobelistit Orhan Pamuk, me librin e tij "Silent house".

Shkrimtarja Elif Shafak, një nga anëtarët e jurisë së këtij viti, tha se lista e shkurtër e gjashtë titujve, "reflekton një larmi magjepsëse stilesh, zhanresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota".

Ndërsa Antonia Byatt, drejtore e Arts Council England tha, "Ky shortlist i fortë nxjerr në pah pasurinë dhe larminë e letërsisë nga i gjithë globi, të cilën lexuesit këtu mund ta shijojnë dhe eksplorojnë falë aftësive të pabesueshme të përkthyesve".

Fituesi i këtij çmimi do të nderohet në Royal Institute of British Architects në Londër, më 20 maj të vitit 2013. Vlera e tij është 10.000 stërlina dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.

Publikuar: 15.04.2013 | 08:49
Lexuar: 905 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime