E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Paris, 12 dhjetor – Franca do t’i kthejë Egjiptit javën e ardhshme pjesë të pikturave murale të lashta, duke i dhënë kështu fund mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e këtyre artefakteve.
Franca i kthen Egjiptit antikitetet e lashta











Nga zyra e presidentit francez, Nicolas Sarkozy është bërë e ditur se fragmentet do të kthehen në Egjipt të hënën, në të njëjtën ditë kur lideri francez do të presë në drekë kolegun e tij egjiptian Hosny Mubarak.
Ministri francez i kulturës pranoi në tetor të kthejë thesaret e Egjiptit të lashtë, kur autoritetet në Kajro, për shkak të kësaj mosmarrëveshje, ndërprenë bashkëpunimin me Louverin francez. Fragmentet e pikturuara datojnë që nga viti 3200 pranë një varri jo shumë larg nga qyteti Luxor. Arkeologu kryesor egjiptian, Zahi Havas po bën përpjekje të mëdha për kthimin e antikiteteve të cilat, siç thekson, janë vjedhur nga vendi i tij dhe pastaj janë bërë pronë e muzeve më të njohur në botë.

Publikuar: 13.12.2009 | 11:42
Lexuar: 2342 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime