E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kjo mund të përhap ndonjë epidemi. Ata që po kalojnë në këtë rrugë janë fëmijë nuk e dinë rrezikun që sjell ai qen i ngordhur aty”, sqaron Hamdiu.
Qeni i ngordhur që tri javë, rri në mes të lagjes Dardania









Ka tri javë që një qen i ngordhur ndodhet shumë afër shkollës fillore “Dardania” në lagjen Dardania në Prishtinë. Kjo ka bërë që Hamdi Aliu të reagojë ashpër ndaj organeve kompetente për mirëmbajtjen e pastërtisë në kryeqytet.

I detyruar të kalojë kah ajo rrugë për çdo ditë, pasi e dërgon djalin në shkollë, ky qytetar nga Prishtina thotë se ka nisur të ndjejë frikë.

“Po frikësohem shumë për fëmijën tim dhe fëmijët e tjerë që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Që tri javë qeni i ngordhur rri aty dhe askush nuk po e merr mundimin ta lëviz nga aty”, ka thënë Hamdiu për Express.

“Kjo mund të përhap ndonjë epidemi. Ata që po kalojnë në këtë rrugë janë fëmijë nuk e dinë rrezikun që sjell ai qen i ngordhur aty”, sqaron Hamdiu.

Është ky fakt që e ka detyruar të mendojë këtë baba se as “Hortikultura” e as Komuna e Prishtinës që është përgjegjëse për këtë kompani pastrimi, nuk po mërzitet fort për qytetarët e saj.

“Qe tri javë kafsha e ngordhur qëndron shumë afër shkollës, dhe askush nuk e ka lëviz. Këtu po shihet se sa kompanitë që paguhen për pastërti i kushtojnë me të vërtetë pastërti qytetit”, thotë ai.

Megjithëse i mllefosur nga kjo neglizhencë, Hamdiu thotë se nuk e ka marrë mundimin ta lajmërojë askënd për këtë problem. Kjo pasi sipas tij kompanitë që paguhen për pastrim, në këtë rast “Hortikultura”, do të duhej që vet të kujdeset për këto gjëra, sidomos tash kur koha po vjen duke u ngrohur.

“Kjo i bie që ka tri jave që askush nuk ka heq asnjë mbeturinë nga kjo pjesë e qytetit. Aroma e kafshës së ngordhur veç po vjen duke u bërë për ditë e më e padurueshme”, thotë ai.

Publikuar: 18.04.2013 | 00:04
Lexuar: 1923 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime