E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor të vitit 1948 e miratoi Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut. Prej atëherë e deri sot, ajo paraqet gurrëthemel dhe gurrë megjetar për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut kudoqoftë që ai jeton
Dinjitet dhe drejtësi për të gjithë



Dita botërore e të drejtave të njeriut



Dita botërore e të drejtave të njeriut shënohet sot në mbarë botën, me rastin e 60-vjetorit të firmosjes së Deklaratës për të drejtat e njeriut, të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Paris.

Në ditën e sotme para 60 viteve, liderët botërorë u zotuan që me vendosmëri t`i thonë "jo" tmerrit të Luftës së Dytë Botërore.

Në seancën është miratuar Deklarata e Përgjithshme, sipas të cilës, njerëzit kanë të drejtat e tyre që doemos duhet të respektohen në të gjitha rrethanat..

Gjashtë dekada pas miratimit të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, bota përballet me sfida të reja, siç janë lufta kundër terrorizmit, keqpërdorimet përmes internetit dhe ngjashëm.



Komiteti i Helsinkit në Maqedoni


Mesazh me rastin e 10 dhjetorit Ditën e të drejtave të njeriut dhe 60 vjetorin e sjelljes së Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor të vitit 1948 e miratoi Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut. Prej atëherë e deri sot, ajo paraqet gurrëthemel dhe gurrë megjetar për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut kudoqoftë që ai jeton. Deklarata është bazament e të drejtës ndërkombëtare në domenin e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe ashtu siç kalonte koha ajo bëhej edhe pjesë e standardeve të përbashkëta të mishëruara në kushtetutat e pothuajse gjysmës së shteteve anëtare të OKB, përfshirë aty edhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.


Tredhjet nenet e deklaratës Universale janë shprehje e njohjes së dinjitetit të lindur dhe të të drejtave të barabarta dhe të pa tjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të njerëzimit që janë themelet e lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; njohuria se mosrespektimi dhe përçmimi i të drejtave të njeriut rezulton me veprime barbare që paraqesin fyerje të vetëdijes njerëzore, ndërsa krijimi i botës në të cilën njerëzit do ta shijojnë lirinë e shprehjes dhe të bindjes dhe ku do të jenë të liruar nga droja nga lufta dhe varfëria, paraqet ideal i të gjithë njerëzve; vetëdija se është qenësore që të drejtat e njeriut të jenë të mbrojtura me ligj, ndërsa njeriu të mos jetë i detyruar që daljen e fundit ta gjejë në kryengritjen kundër tiranisë dhe shtypjes; nevoja që të avancohet zhvillimi i raporteve miqësore midis popujve.


Pikërisht për këtë neni i parë i Deklaratës do të bëhet moto e angazhimeve për respektimin dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut: Të gjitha krijesat njerëzore lindin të lira dhe të barabarta për nga dinjiteti dhe të drejtat. Ata janë të dhuruar me mëndje dhe vetëdije dhe njëri ndaj tjetrit duhet të sillen në frymën se në përgjithësi i takojnë njerëzimit”, ndërsa neni i dytë përcakton se: “Të gjitha të drejtat dhe liritë e theksuara në këtë Deklaratë u takojnë të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh dallimet e tyre siç janë: raca, ngjyra, gjinia, gjuha, religjioni. bindja politike ose bindje tjetër, prejardhja nacionale ose shoqërore, pronësia, lindja ose status tjetër”.


Për fat të keq edhe 60 vjet pas miratimit pothuajse nuk ka shtet në botë ku Deklarata respektohet plotësisht, ku tërësisht janë realizuar vizioni dhe përcaktimi i jashtëzakonshëm i krijuesve të saj. Deklarata, në të cilën ka qasje në 360 gjuhë, që e bën dokumentin më të përkthyer në botë, ende është ideal - parimet e drejtësisë dhe të barazisë nuk janë të kapshme për çdo pjesëtar të gjinisë njerëzore.


Dinjiteti dhe drejtësia për të gjithë është motoja nën të cilën shënohet Dita e sivjetme e të drejtave të njeriut dhe 60 vjetori i miratimit të Deklaratës Universale.

Pra, para nesh, këtu ka ende shumë punë. Policia jonë edhe më tej sillet në lidhje me përdorimin e torturës, shkeljen e parimit të prezumpcionit të pafajësisë dhe instrumentalizimin e medies në paraburgimet spektakolare. Masa e paraburgimit edhe më tej i përngjan masës së burgimit të pa shqiptuar me akt vendim gjyqësor. Përdorimi i masave të posaçme hetimore problematizohet edhe më tepër me liberalizimin e aplikimit të tyre pa mekanizëm përkatës të kontrollit. Gjendja nëpër burgjet dhe entet e mbyllura më shpesh janë fyerje për dinjitetin elementar të njeriut.

Sundimin e të drejtës nuk e kemi virtyt. Reformat në gjyqësi në vend që ta mënjanojnë ndikesën politike mbi te, gjithnjë e më tepër nga politikanët kuptohen si vegël për shpërndarjen efikase të instrikcioneve të obligueshme për prokurorët dhe gjykatësit. Te ne nuk është lehtë as të bëhet grevë, ndërsa mbi mediumet vendoset kontroll efikas. Të lodhur nga gjykimet e stërzgjatura, por edhe nga padrejtësitë e shkaktuara, qytetarët drejtësinë gjithnjë e më shpesh e kërkojnë në Strazburg. Për nga Kushtetuta i definuar si shtet social më së paku investojmë në respektimin e të drejtave sociale, të cilat janë njëra nga kategoritë më të lëndueshme tek ne. Improvizojmë në mënyrë të rrezikshme edhe me shekullarizimin e shtetit. Jemi larg nga ajo që të lëvdohemi me mënyrën në të cilën në shpesh zgjedhim ta zbatojmë legjislativen për luftë kundër korrupsionit.

Para të zgjedhurve tanë të popullit ende nuk ka arritur ratifikimi i dokumenteve ndërkombëtare lëmi në të cilat shfaqim dobësi evidente, për shembull, Protokollin Fakultativ ndaj Konventës kundër torturimit ose dënimeve dhe sjelljeve mizore, johumane ose të tjera, ose Konventën për luftë kundër trafikimit me njerëz të Këshillit të Evropës të vitit 2005. Rejtingu i shtetit tonë në rangimet e fundit ndërkombëtare për lëmi të rëndësishme si percepcion të korrupsionit, zbatimi i të drejtës për bashkim, liria e fjalës .... nuk shënon përparim dhe më shpesh shënon rënie.


Komisari i lartë i OKB për të drejtat e njeriut në mesazhin e vet për shënimin e jubileut rekomandon që viti i ardhshëm të shpallet vit ndërkombëtar të të mësuarit të të drejtave të njeriut, si mënyrë që të bëhemi të sigurt që gjeneratave të ardhshme do tu jepet maksimum mundësi për realizimin e asaj që u është premtuar me dokumentin e jashtëzakonshëm të njohur si Deklaratë Universale për të drejtat e njeriut. Mundet në këtë qëndron edhe shërimi për ne. Ndërkohë Komiteti i Helsinkit do ta bëjë atë që edhe deri tani e ka bërë – do të luftojë fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Publikuar: 10.12.2008 | 12:15
Lexuar: 5185 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime