E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emiratet e Bashkuara Arabe pranojnë gjithçka përveç lirisë së plotë në veshje.
Jo më me bikini në plazhet e Dubait







Nuk do të ketë më veshje me bikini në plazhet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këto plazhe publike tashmë janë vendosur tabela që paralajmërohet se nëse gratë veshin bikini ndërsa meshkujt të brendshme të shkurtra do të paguajnë gjobë.

Edhe pse turistët dëshirojnë që të shijojnë diellin në mënyrën më të mirë të mundshme në plazhet e bukura, popullsia vendase që është shumë fetare ka reaguar duke deklaruar se nuk duan të ndajnë jetën e tyre private me njerëz të tillë.

Për këtë arsye është parashikuar edhe një ndëshkim monetar. Edhe në Dubai, që është destinacion botëror, kërkohet një veshje e përshtatshme.

Deri më tani nuk është dënuar askush, por një gjë e tillë megjithatë ka shumë mundësi të ndodhë.

Emiratet e Bashkuara Arabe pranojnë gjithçka përveç lirisë së plotë në veshje.

Publikuar: 25.04.2013 | 13:29
Lexuar: 2498 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime